• |
ide | kryesore

Kendall në dashuri me një tjetër basketbollist

Paparazzi, Slider



Dashuria është në ajër për modelen Kendall Jenner!

Pasi i dha fund marrëdhënies me lojtarin e NBA-së, Ben Simmons në maj, Kendall po përflitet për një lidhje me lojtarin e ardhshëm të NBA-së, Kyle Kuzma.

Sipas Daily Mail, Kendall dhe Kyle “bënë një udhëtim romantik në det” në bordin e një jahti më 4 korrik, përpara se Kendall të nisej në një festë në Malibu ku thuhet se shmangu bisedën me ish-in”.

Kendall nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj romance me Kyle-n, por sipas “E! News” , ajo tha në fillim të kësaj jave në një intervistë për radion “Zaza World” se 4 korriku mund ta ketë gjetur të dashuruar:

“4 korriku është ndoshta festa më e mirë për mua… Nuk e di pse e dua kaq shumë, janë fishekzjarrët dhe atmosfera. Thjesht ndjej që duhet të jesh e dashuruar më 4 korrik”.

Interesante, apo jo?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *