• |
ide | kryesore

Kim K tregon torturën me korsenë e fustanit në Met Gala

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian u paraqit në Met Gala 2019 me një fustan tepër të ngushtë, që nxori formën e belit tepër në dukje.

Gjithçka ishte realizuar prej një korseje. Por, që të dukesh bukur duhet të vuash. Dhe Kim e di mirë, pasi deklaroi se korseja ishte aq e ngushtë, saqë gati-gati i mori frymën dhe i la shenja në trup.

U përfol se pjesëtarja e familjes më mediatike në SHBA kishte hequr dhe dy brinjë për t’u futur në fustanin e Thierry Mugler, por Kardashian e mohoi kategorikisht këtë pretendim. “Nuk e di nëse është e mundur diçka e tillë”, -tha Kardashian gjatë një interviste.

“Nuk kam pasur aq shumë dhembje kurrë në jetën time. Duhet të tregoj fotot e pasojave të lëna në lëkurë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *