• |
ide | kryesore

Napoli priste James Rodriguez, Ancelotti zhgënjehet nga i preferuari i tij

Sport



“Bombazo a la vista”. E përditshmja spanjolle Marca ka lëshuar bombën e merkatos, duke befasuar Napolin keq: “James Rodriguez dëshiron Atletico Madrid”. Për tifozët e Napoli nuk është ekzaktësisht lajmi më i bukur, edhe pse fjalët e fundit të Aurelio De Laurentiis e Carlo Ancelotti e kishin lënë të kuptohej se tratativa për kolumbianin ishte komplikuar.

Sipas Marca, dëshira e James Rodriguez për të jetuar në Madrid do të bënte diferencën. Por edhe për Atletico nuk do të jetë e thjeshtë, sepse Real Madrid (pronari i kartonit) vendos kushte ndaluese për blerësit e mundshëm e nuk pranon për momentin një huazim me të drejtën e blerjes. Por është e qartë se burimet financiare në dispozicion të Atletico nuk mungojnë.

Atletico ka investuar fuqishëm për Joao Felix, duke paguar 126 milionë, por Simeone, i gatshëm të ndryshojë modul loje pas lamtumirës së Griezmann, do të ishte i lumtur të mirëpriste kolumbianin që magjepsi në Botërorin 2014 e pastaj nuk arriti të konfirmohej kurrë në të njëjtat nivele stratosferike. Tekniku argjentinas do të tentojë ta rikthejë në majën e futbollit, Ancelotti do të provojë edhe njëherë me mesazhe për ta bindur James se do të jetë më mirë në Napoli, por kolumbiani duket se ka sfidë atë në Madrid dhe nuk ka lidhje me qytetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *