• |
ide | kryesore

Një kapak për të fikur “kazanin” e kritikave

1, Arkiva, Ide

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kundër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar për mediat online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Lexo më tej:

Propozimet e Ramës për median nën kritika

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas, ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë ende TV-të dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

OSBE shuplakë Ramës: AMA s’mund të jetë gjykatë për paketën antishpifje

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasim drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një parti e vetme.

“Zëri i Amerikës”: Mediat në Shqipëri të shqetësuar se po vendoset censura me ligj

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit, është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet.

Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Po mendoj ky nuk manjak per pushtet por per tu ndjere pa limit i neveritur i perbuzur dhe i pavlere prej gjithkujt. Ashtu si eshte. Shpirtin e ketij e ngop vetem neveria e te tjereve karshi tij. Dhe e di qe kam te drejte.

  2. Ka mbetur vetem te themi
    ” Rrofte Kazani”. Kur Sandri fluturoi Bushatin, e mori direkt Vizioni. Kush do e marre Rakipin, kur ta fluturoje Irfani? Kam frike qe as TV Syrit te Cimit nuk do t’ja mbaje ta marri. Interesant eshte Muc Nano, kur thote qe Rama nuk po perpiqet t’i kape institucionet, por po ja dhurojne. Po mos e shohesh situaten ne menyre dinamike ashtu duket. Paralamentin dhe bashkite ia dha opozita. Drejtesine po ia japin nderkombetaret. Arsyen per shkarkimin e presidentit ia dhuroi vete Meta. Vetem mediat i kane mbetur dhe sigurisht qe do i perveshe menget per t’i kapur, ne menyre qe keto kapjet e tjera, qe jane pasoje e sjelljes se tij ekstremisht te dhunshme apo korruptuese , te trajtohen si dhurata.

  3. Shumë po i bini në qafë këtij krieministrit tonë dymetrosh që e paçim sa malet e Myzeqesë.
    Po a nuk e shihni se sa është mplakur mbrenda këtij viti nga hallet e shumta për Shqipërinë ?
    Edhe në ecje ka ndryshuar.
    Vireni re se si ecën duke u tundur si pinguin apo sonambul.
    Atij po i zien koka se si do ti ushtrojë vetë gjithë ato pushtete që mori, e ju bëni dava për punë “shpifjesh”
    Kini more mendjen se mos na bën ndonjë gjëmë e na le pa kryeministër.
    Nuk po ju vihet Rama vetëm shqiptarëve për ti dënuar për “shpifje”.
    A nuk e keni parë se si ju përvesh edhe mediave amerikane, italiane e gjermane, por edhe deputetëve gjermanë, kur e bombarduan me kritike duke ulëritur “shpifje, shpifje, shpifje” ?
    Bëri mirë që zgjodhi një gjeneral për ministër të mbrendshëm që kërcënon të zgjedhurit lokalë të opozitës në emër të shtetit e Kushtetutës se do ti fusë në burg, nëse do të zbatojnë dekretin e presidentit.
    Edhe gjenerali besnik i kryeministrit po ju thotë se unë jam shteti, e unë jam ligji, Kushtetuta

  4. Andi shkrimi yte eshte komplet i vertete ,shoh ndryshimin e FEFZIUT NE OPINION QEKA NDRYSHUAR EMISIONI KOMPLET.Kam ndjekur emisionin opinion rregullisht ,por nuk shihet ma,SHPRESOJ QE EMISIONI YLLI RAKIPIT VAZHDON ME TEMAT E KORRUPSIONIT,KE KNAQESI TA SHOHISH EMISIONIN E YLLI RAKIPIT.

  5. Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin…..

    Jo Bushat. Nuk je duke bo hartime si ne fillore.
    Diplomatet dhe organizatat nderkombetare flasin dhe ti duhet ti citosh dhe te shpjegosh si? kur? kush? dhe mbi cbaze flasin kunder.
    Edhe ti nese je kundra te takon te shpjegosh projektligjin dhe ku jane shkeljet.

    Artikulli fillon me nje pordhe ne drejtim te paditur dhe vazhdon si e tille.

    1. Referuar fakteve konkrete e jo përceptimeve subjektive me akuza politike, padyshim që qeverisja më e shëmtuar e këtyre 28 viteve të pluralizmit demokratik, është qeverisja 6 vjeçare e Ramës.
      Pati vërtetë qeverisja e parë e djathtë e fillim viteve 90-ë, shumë gjëra të diskutueshme e gabime që si shkak kishin vështirësinë e madhe për të ndryshuar tërësisht sistemin, kur e gjithë administrata e kalbur e diktaturës enveriste, ishte shumë e vështirë që të zëvëndësohej e liderëve të PD ju mungonte fare eksperienca qeverisëse.
      Është gabim i madh për mendimin tim që të krahasohen zgjedhjet e kontestuara të 1996-ës, me zgjedhjet skandaloze pas mbi njëzet viteve që nga zgjedhjet lokale të 2016-ës.
      Vetëm 4 vite kishin kaluar në 1996-ën, nga kalimi i Shqipërisë nga një sistem kriminal diktatorial monist, në një sistem të ri demokratik pluralist.
      Nuk mund tju vësh faj komisionerëve të djathtë të 1996-ës , që pasi PS kur pa se PD po fitonte zgjedhjet, i largoi me urdhër komisionerët e saj me sebep ndonjë parregullsi lokale, e komisionerët e djathtë, një pjesë e madhe e të cilëve ish të persekutuar, duke parë në listat e votimeve emra të ish persekutorëve të tyre, duke përfituar nga largimi i kominsionerëve socialistë, i mbushën kutitë e votimit si shenjë “hakmarje” deri me 130%.
      Në ato vite ishte akoma e freskët memorja historike e gjëmës diktatoriale kriminale enveriste, e në shoqërinë shqiptare mungonte tërësisht kultura e disiplina e zgjedhjeve të rregullta pluraliste. e privuar për gati 5 dekada..
      Viti i mbrapshtë 1997-, vërtetë që pati si shkak gabimin e Berishës për ti quajtur piramidat si një fenomen i lindjes së bankave të para private, por ky gabim i tij u shfrytëzua si një revansh politik i rikthimit në pushtet të ish partisë së punës.
      Nuk mund ta haroj kurrë se kryeministri socialist austriak i asaj kohe, Vranicki, që erdhi në Shqipëri i dërguar nga komuniteti europian, u deklarua publikisht se nuk po e gjente dot se kush është “djalli apo ëngjëlli” në politikën shqiptare.
      Qeverisja pasuese 8 vjeçare e socialistëve, ndonëse me një qasje më demokratike në lidershipin e saj, nuk qe e aftë që të neutralizonte bandat kriminale të armatosura që u krijuan në 97-ën, e Shqipëria e atyre viteve mori namin e një shteti me dukuri kriminale e korruptive.
      Riardhja e PD në pushtet në vitin 2005, tashmë me një përzgjedhje më të kualifikuar politikanësh në perëndim, veçanërisht në mandatin e saj të parë, bëri ndryshime të dukëshme pozitive.
      Kriza e madhe ekonomiko-financiare botërore që përkoi me mandatin e dytë të PD, e shoqëruar edhe me aleancën jo të natyrëshme me një krah të socialistëve, LSI-në, bëri që sukseset e kësaj qeverisje të ndaleshin, e të inkurajonin të majtën që rierdhi në pushtet tashmë me një lider të ri piktor me mendësi anarshiste e ultra liberale.
      Se çfarë ndodhi në këto mbi 6 vite me qeverisjen Rama, është e tepërt të komentohet se memorja historike është më e freskët, e ajo kulmoi me skandalin e votimeve një partiake të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

      1. Ben sens postimi juaj, do thoja qe duhet te flasim per situaten KRITIKE te vendit, sepse kusuret e paligjshmerise dhe abuzivizmit, banditizmit , korrupsionit shteteror i vuajme perdite, dhe jo te merakosemi per hallet e Rames apo Sandrit, Fevzos , Kadruit apo fallxhores Mones dhe burrit te saj etj. MINIMALISHT , Rama dhe shoket e tij korrupsionisto-oligarke dhe bandito-mafioz na e fusin doren ne xhep perdite pa i ikur asnje rast.

        E vertete eshte qe PD dhe e djathta jane shume here me te ndjeshem per nje shtet ligjor. Per shkak te orientimit europian , idealit kombetar dhe vuajtjes 50 e kusur vjecare nen enverizem. Edhe ne te djathte ka individe opurtunist, korrupsionist , ish – te vjeter, etj dhe probleme te lidhura me fenomenet e shoqerise ne pergjithesi. pavaresisht mbeten politikisht me te interesuarit e drejtperdrejte per nje shtet ligjor

        PS dhe ca me pak LSI do ishin natyrshem ne nje shtet monist nje partiak , veshtire per diktature mirefilli por nje vend gati-diktature, pa ligje , me autoritarizem do ishte endrra e dikatoreve te vegjel ne mendje te cmendur pa struktura pa force dhe pa ideologjine qe duhet per nje diktature mirefilli.

        Problemi si individe dhe me gjere si shoqeri, me keto ligje do te gjendemi ne mugese te informacionit dhe nen nje dizinformim.
        Top-channel , TV Klan, Vizion plus si mediat me te medha jane sot dizinformuesit me te medhenj te shoqerise. Jane bere si zeri i popullit , apo gazeta bashkimi , mjete te propagandes qeveritare

        keto jane cenime te te drejtave themelore te njeriut dhe te kushtetutes se Shqiperise por sigurisht jane shqetesim i pergjithshem, , Dy fjale do ishin degjuear nese do ishin thene, psh nga Ambasadat pa ambasadore , eurokratet zyrtaret jo politik, apo dhe nga fondacioni soros dhe si-shoket e tjere te cilet vertet merakosen per te drejtat e shtresave si psh LGBT qe jane shume pak 0.000001% te popullsise por aspak per te drejtat e 100% te popullsise qe faktikisht do te perfshijne dhe te drejtat e shtresave qe fondacioni apo sho-shoket e tij punojne kaq shume ne projekte me shume fonde dhe po aq fitimprurese per shtresat ( …per stafet e fondacioneve)

        Rrezikojme te behemi viktima ne MASE te shtetit te kapur nga Rama- Rilindasit. realisht edhe sot ka plot viktima, por trendi eshte ne rritje eksponenciale

  6. Bushat shkencerisht dhe llogjikisht pa emocjone opinione etj, media e institucjonalizuar dmth TV Radio Gazete jane pjese e superstruktures, vegel qe propagandon interesat e parise, nje klase te shoqerise kunder interesave te te tjereve. Kjo eshte e vertete kudo ne bote. Kjo pjese e superstruktures arrin te zhvilloje ideologji me vete me kalimin e kohes, ideologji qe bejne ata qe punojne aty te ndihen me mire per punen qe bejne dhe te paraqesin nje institucjon te besueshem ne sy te njerezve. Nga keto ideologji eshte “Liria e Medias” Shtylla e peste e pushtetit, Zeri i popullit, e me rradhe. Normal kjo nuk perjashton gazetare qe me te vertete besojne ne keto ideologji dhe shkruajne nganjehere dy fjale dhe per interesat e te varferve kunder interesave te parise. Zakonisht keta gazetare perfundojne pa pune me pas. Rasti i Ed Schultzit te MSNBC apo Greg Palast, e sa e sa te tjere qe njehere e nje kohe ju kundervune interesave te parise dhe menyren se si paraqiteshin ne mediat qe ata vete kontrollojne. Po ashtu dhe ne Shqiperi e njejta gje po ndodh. Kaq per mediat. Duhet menduar shkencerisht vetem, me llogjike, pa qene nevoja te behemi pre e ilizjoneve te shumta.
    Ky fakt per mediat ama, nuk do te thote qe ajo qe po ben Rama duhet kaluar ne qetesi meqe media eshte pjese e superstruktures. Perkundrazi. Duhet kundershtuar sepse eshte pjese e nje programi te rrezikshem i ristrukturimit te institucjoneve qe deri dje ishin ne sherbim te parise dhe sote Rama kerkon te jene ne sherbim te tij personal. Ky eshte rreziku rreal.
    Ne fund, ne Shqiperi nuk po ndodh kapje te institucjoneve te pavarura pasi anjehere skane qene te pavarura, as gjykata te pavarura e as “media te lira”, e as qe kane ndonje kontribut shoqeror pervec propagandes, biles ne disa raste dhe anti Shqiptare e pro Greke fale parave qe vine nga Greqia, qe shpesh eshte shfaqur si propagande anti Turke ne sherbim te interesit grek te nje Shqiperie pa aleat te forte sidomos aleat qe Greqia i druhet. Ne Shqiperi po ndodh ristrukturim i institucjoneve nga sherbimi i interesave te parise ne sherbim te interesave personale te nje grupi te strukturuar gjysem mafjoz, qe ka mare ne dore PSne dhe pushtetin e vendit. Nderkombetaret normal do e mebshtesin, dhe kjo ska pse na shqeteson apo gezon ne qofte e kunderta, sepse eshte problem qe ne vete duhet te meremi. Duhen mbrojtur keto institucjone jo sepse jane “media te lira” apo zera te demokracise e idiotesira te tilla por sepse ne dore te nje njeriu te vetem , behen te rrezikshme per ekzistencen e vendit.

  7. Po me vika keq qe mbyllet nje emision si Te Paekspozuarit…
    Tani le te hapen emisione te reja debati si “Qelbesirat” me Mucnanon, ‘Masturbim Online’ me Kolqorrin, apo ‘Fajin e ka Saliu’ me Lenc Van Gjelin….

  8. Ky palo kryeminister eshte fatekeqesi kombetare . Nuk doli nje burr qe i ka prishur shtepine ,qe i ka mare pronen ,qe ika burgosur per nje fatur dritash per ti dhene plumbin ne Luke te ballit . Shqipetare vrasin njeri tjetrin per nje meter gardh dhe rrine si pulat kur u prishin shtepine dhe u marrin mallin qeveritaret e korruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu