• |
ide | kryesore

Shiritin e kapitenit në krah: strategjia e Romës për të bindur Higuain

Sport



Roma është e impenjuar në tratativa të ndryshme merkato për të përforcuar prapavijën e në atë me Tottenham për Zaniolo, por nuk humb nga sytë Gonzalo Higuain. Qendërsulmuesi argjentinas është ëndërra konkrete e kësaj vere në Trigoria, ku shpresojnë ta bindin Pipita të shndërrohet në kryeqytet Batistuta i ri, ashtu si e ka përcaktuar edhe drejtori sportiv Petrachi. Për momentin 31 vjecari po stërvitet me Juventus: është i lidhur me bardhezinjtë deri në 2021 me një pagesë prej 6,5 milionë, por për të në Torino nuk ka më hapësirë, edhe pse në pankinën e Kampionëve të Italisë ka mbërritur Maurizio Sarri.

Drejtuesit juventinë janë në punë për të thjeshtuar nisjen e sulmuesit, përmes një dalje të mirë. Nga ana e saj Roma është gati ta marrë lojtarin me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes, me kush që lojtari të reduktojë pagesën (4,5 milionë deri në 2023). Në Trigoria po merr kredite edhe idea për ti propozuar Higuain shiritin e kapitenit (Florenzi është drejt largimit) për ti dëshmuar besimin që ka klubi për të. Gjithcka është tashmë në duart e ish-lojtarit të Chelsea: vendimi i tij mund ti hapë rrugën kalimit të Dzeko tek Inter e Icardi tek Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *