• |
ide | kryesore

FOTO/ Stërvitja e parë bardhezi për De Ligt: mbrojtësi debuton në Singapor…

Sport



Stërvitja e parë me Juventusin për Mathijs De Ligt. Mbrojtësi i ri holandez, këtë pasdite, në “Bishan Stadium” të Singaporit, ka punuar së bashku me shokët e rinj të skuadrës nën urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri. Caste të para, që do të jenë të panumërta në kohë, duke parë moshën e re të mbrojtësit e me një karrierë të tërë përpara.

Ish-kapiteni i Ajax nuk ka hezituar edhe të sqarojë situatat, në lidhje me transferimin e tij të bujshëm tek bardhezinjtë, që e bënë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Në fakt, Raiola ka patur një rol determinant në trasferimin e De Ligt nga Ajax tek Juventus. Bardhezinjtë kanë paguar një komision prej 10,5 milionë euro për agjentin e mbrojtësit, gjë që krijoi kritika të forta në Hollandë. Kritika që janë kthyer mbrapsht nga 19 vjecari në një intervistë për De Telegraaf: “Njerëzit thonë se Mino më detyroi të firmos për një klub? Më vjen të qesh”.

“Jam i lumtur që erdha tek Juventus për vlerësimin që më kanë bërë. Kam marrë në konsideratë vetëm aspektin sportiv ndërsa Mino administron punën e pagës sepse është detyra e tij. Por do të ndodhte me cilëndo skuadër të firmosja, e nuk do ankohesha kurrë për këtë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *