• |
ide | kryesore

Van Dijk kërkon Topin e Artë: “Është koha të ndryshojë…”

Sport



Luka Modric ka ndërprerë hegjemoninë e Cristiano Ronaldo e Lionel Messi për fitoren e Topit të Artë, e tani edhe kandidatë të tjerë shpresojnë të përsërisin atë që bëri mesfushori kroat. Pavarësisht se është vështirë të krahasohesh me argjentinasin e portugezin, ka nga ata që falë sukseseve sezonale mund të bëjnë surprizën vërtetë.

Në kampin e Liverpool, në fakt, Virgil Van Dijk mendon se ka ardhur koha të ndryshojë përsëri vlerësimi për Topin e Artë. Është mes kandidatëve kryesorë për, por hollandezi do trofeun. Protagonist absolut në një sezon fantastik me Reds, mbrojtësi është nën/kampion në Premier League e, fitues i Champions League, por edhe finalist i Nations League me Hollandën.

“E kuptoj që për një sulmues ose një numër 10 është më e lehtë ti fitojë këto tituj, është më bukur ti shohësh në aksion”, pranoi Van Dijk, që pastaj hidhet në sulm: “Ndoshta është momenti të ndryshojë”. Është ai mes kandidatëve kryesorë për tu zgjedhur më i mirë i kontinentit bashkë me shokët Salah e Alisson: “Për mua është një nder që njerëzit flasin, por cfarë mund të bëj? Nuk kam influencë për këtë cështje”, ka përfunduar mbrojtësi për Goal.com.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *