• |
ide | kryesore

Imami kundër prishjes së Teatrit: Kini frikë nga Zoti dhe mendoni për fëmijët!

Lajme, Të fundit



Imami i njohur Gazmend Aga, i cili tani predikon për komunitetin shqiptar në SHBA ka komentuar debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Mos e prishni teatrin! Ç’e mirë vjen nga një teatër që ndan njerëzit dhe ngul beton? Teatri është art. Arti bashkon, flet, ndjen. Arti zbut zemrat. I kujton njeriut brishtësinë, bukurinë dhe përgjegjësinë e përkohshmërisë në këtë botë. Teatri duhet të sjellë kujtime, por jo si këto me gaz lotsjellës dhe polarizim të shoqërisë.

Teatri mund të mos ketë më asnjë rëndësi nëse vazhdon boshatisja e vendit. Jeta e teatrit janë njerëzit, por po të vazhdojë në këtë trend, në teatër do mbeten veç politikanët. Insistoni dhe luftoni me prishur korrupsionin, pangopësinë e politikaneve, haramin, nepotizmin! Vendoseni policinë përreth godinave multimilionerë të atyre që jetojnë si mbretër në vendin më të varfër të Europës.

Kijeni frikë Zotin dhe mendoni të paktën femijet tuaj!”, – shkruan imam Aga.



3 Comments

  1. Kush tha qe nuk kane frike nga zoti??!! Zoti i tyre jane leket.dhe nga nje peme qe mbjellin fitojne. Ifeja qe te mos fitojne dhe nje peme qe mbjellin i tmeron. Zotin e vertete te Vetmin nuk e njohin. Fatkeqsisht.

  2. Pikerishte se politikanet tane kane harruar Zotin , prandaj dhe veprojne ne kete menyre Imama Aga . Keta kujtojne se jane te pavdekshem dhe bejen qelbesirlliqe e maskaralliqe , harrojne qe jane kokrriza pluhuri ne kete bote dhe era e pare qe te fryje do ti degdise aty ku duhet te jene . Nejse , hallall , ju keni bere shume mire qe ua rikujtoni se kjo eshte edhe deryra juaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *