• |
ide | kryesore

Kënga e Metallica i shpëton jetën nga puma ( FOTO+VIDEO)

Paparazzi, Slider



Surprizë brenda surprizës për Dee Gallant, e cila i shpëtoi sulmit të një pume, duke ngritur në maksimum volumin e kënës “Don’t Tread on Me” të grupit legjendar ‘Metallica’. Pasi i kishte ikur, gjatë një eskursioni me qenin e saj nëpër pyejet e Vancuverit (Kanada), kthetrave të felinit, gruaja 45 vjeçare, mori një telefonatë nga këngëtari i grupit të saj të preferuar, James Hetfield.

Lideri i Metallica-ve, i cili e mësoi lajmin ditën e datëlindjes së tij të 56-të, deklaroi se ishte “i lumtur që gruaja arriti të shpëtonte”.
45 vjeçarja ka rrëfyer në faqen e saj në Facebook takimin me një puma të uritur, ndërkohë që shëtiste me qenin e saj haski, me emrin Murphy, pyjeve të Vancouver-it
“Një moment pata një ndjesi të çuditshme, rrëfen gruaja në një postim. Pashë në të djathtën time dhe kuptova menjëherë se një kafshë grabitqare më kishte ndjekur dhe qe afruar aq afër, sa mund të më kafshonte”.
“Tentova ta largoja duke ulëritur, vazhdon rrëfimi, por puma vazhdonte të më vështronte. E filmova për pak, derisa mendova të provoja një tjetër strategji: hapa iTunes-in tim dhe gjeta këngën e ‘Metallica’-ve. Sapo nisi kënga, puma u largua nëpër pyll”.
Zhurma që pasoi më vonë në rrjetet sociale, bëri që lajmi të shkonte në veshët e James Hetfield, i cili disa ditë më pas i telefonoi gruas.
“Kërkova ta vërtetoja se po flisja vërtet me këngëtarin e Metallica-ve, rrëfeu Dee Gallant për shtypin, kështu James më dërgoi një foto selfie “.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *