• |
ide | kryesore

Taylor: Njerëzit më kërkonin të vdisja

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për Vogue ka kujtuar sherrin e madh që ka bërë me Kanye West dhe Kim Kardashian. Çdo gjë nisi pasi në një tekst kënge Kanye shprehej se e kishte bërë ai të famshme Taylor, por pavarësisht se ajo i kishte dhënë leje për tekstin, këngëtarja është shprehur se reperi po i merrte meritat. Kaq mjaftoi që pjesë e debatit të bëhej Kim dhe ta quante Taylor një nëpërkë.
Tani pas disa vitesh Taylor ka folur për këtë sherr ku ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.
” Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta! Kur isha e vogël dëgjoja njerëz që flisnin për ngacmime në industrinë e muzikës dhe unë nuk i kuptoja. Më pas kur u rrita, kuptova se unë atëherë isha vetëm një fëmijë. Burrat e industrisë më shikonin si fëmijë, që më shumë ju kujtoja mbesën apo vajzën e tyre të vogël se sa një grua të suksesshme. Kur unë fillova të këndoja në stadiume, kur fillova të dukesha si grua, asgjë nuk ishte më e bukur.”- ka treguar Taylor Swift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *