• |
ide | kryesore

‘Gishti i mesit’ i Medvedev e fishkëllimat e US Open që e bënë të fitonte

Sport



“Do mundohem të sillem më mirë herën tjetër”. Ky është impenjimi që premton Daniil Medvedev, tenisti rus që është në 1/8 pasi mundi Lopez në një ndeshje maratonë — 7-6 (1) 4-6 7-6 (7) 6-4 – e mbi të gjitha pasi tërboi publikun e Us Open për një gjest që i ka shpëtuar arbitrit, por jo telekamerave që e kanë shfaqur në ekranin e madh. Ndodhi në fund të setit të parë: një kapës topash i ka ofruar peshqirin rusit, që ia ka tërhequr nga duart dhe pastaj e ka hedhur poshtë, përpara se të thyejë një raketë. Pasi mori një paralajmërim, tenisti ngriti gishtin e mesit afër kokës ndërsa po ecte. Incidenti nuk është parë nga arbitri Damien Dumusois, por është shfaqur në televizion, duke e përsëritur videon brenda stadiumit Louis Armstrong.

“Ishte e vështirë. Nuk më kujtohet vërtetë, por natyrisht e pagova gjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes”, ka thënë Medvedev, i fishkëllyer gjatë gjithë kohës. “Dua ta dini të gjithë, se fitova prej jush. Më dhatë energji. Sa më shumë fishkëlleni, aq më shumë fitoj”, ka deklaruar Medvedev, që ka bërë të ditur se i ka kërkuar ndjesë spanjollit e trajnerit të tij pas ndeshjes, duke insistuar mbi faktin se gjesti nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me kundërshtarin e tij. “Nuk e di nëse publiku mund të më falë, ajo që mund të them është se po punoj me veten e shpresoj që herën tjetër të mos ndodhë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *