• |
ide | kryesore

Presidenti Halili flet për dhunën: “Fajin e ka 2015-a, për titullin është herët”

F1, Sport



Transferta në Shkodër nuk ishte e qetë për Tiranën, pavarësisht fitores së marrë në Loro Borici. Tensioni u ndje që në fillim të ndeshjes, me agonizmin e tepruar mes dy tifozerive e degjeneroi në fund me hedhje shishesh, ndërprerje të ndeshjes për disa minuta e deri në sulmin me gurë kundër autobusit të bardhebluve, për fat pa pasoja tek lojtarët dhe stafi. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka të qartë se gjithcka lidhet me sezonin 2014-15 në të cilin tifozët e 24 herë kampionëve u konfliktuar dhunshëm me kuqeblutë pikërisht në Shkodër: “Kjo është pasojë e asaj që ndodhi në 2015 – shpjegoi Halili – , nuk desha të kujtoj, por ndoshta është moment. Po të mos ishin bashkë tifozeritë në atë kohë, kjo nuk do të ndodhte, por cfarë është bërë nuk mund të zhbëhet. Shpresoj vetëm që këtë ngërc ta kemi lënë pas”.

Pas një sezoni të vështirë, në rikthimin në Superiore, ku Tirana rrezikoi jo pak zbritjen, edhe një herë tjetër, në Kategorinë e Parë, objektivat për kryeqytetasit kanë ndryshuar. Merkato dikton titullin kampion dhe rezultatet janë në linjë me pretendimet, pavarësisht se Halili dhe tekniku Ardian Mema duan të qendrojnë me këmbë në tokë…

“Është akoma shpejt për të folur – tha numri 1 i kryeqytetasve – Janë luajtur vetëm tre ndeshje dhe duhet ti marrim të tjerat një nga një, më pas të bëjmë bilancin”. Në të njëjtën linjë është edhe Ardian Mema: “7 pikë në këtë moment nuk janë aspak keq. Më vjen mirë për fitoret, por për titullin ka kohë. Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për titull, sepse jemi vetëm në fillim”.

Bardheblutë kanë siguruar 7 pikë nga 9 të mundshme në tre ndeshjet e para të kampionatit dhe tani mund të punojnë në qetësi, për tu kthyer edhe më të fortë, pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares. Sigurisht, mungojnë dy pikë, por edhe ato në një ndeshje të dominuar përballë Teutës, që arriti ti shkëpusë barazimin e vetëm Tiranës në këtë start sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *