• |
ide | kryesore

Meghan Markle hedh hapin e rradhës, punëson një kompani për t’i përmirësuar imazhin

Paparazzi, Slider



Që prej publikimit të lajmit se Meghan Markle dhe Princ Harry do të martohen, për dukeshën e Sussex kanë nisur qindra probleme.  Të parët që filluan të dalin kundër saj ishin familjarët, me të cilët ende edhe sot nuk ka kontakte të mira. Madje, Meghan e ka ndaluar të atin të shohë nipin e tij, Archie Harrison. Të shumtë janë personat që përmendnin martesën e parë të Meghan Markle, megjithëse ajo tashmë është në krahët e Princit William.

Për këto arsye e shumë të tjera të cilat ‘ndotin’ imazhin e saj, Meghan ka marrë një vendim shumë serioz. Sipas mediave të huaja, Dukesha ka punësuar një kompani të tërë që merret me menaxhimin e krizave në Hollywood. Kjo kompani ka për detyrë të përmirësojë imazhin e Meghan Markle në publik, pas fjalëve të shumta që janë përhapur për të. Mësohet se dukesha ka hequr dorë nga këshilltarët e familjes mbretërore dhe ka punësuar njerëz të tjerë për këtë punë, duke thyer kështu edhe rregullat e pallatit mbretëror. Kjo nuk është hera e parë që Meghan merr vendime të tilla, duke ndryshuar rregullat në familjen mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *