• |
ide | kryesore

Dita e të vërtetës: dështimi i Francës me Shqipërinë do ti jepte shpresë edhe Turqisë e Islandës

F1, Sport



Sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe është dëmtuar në fitoren e skuadrës 4-0 kundër Toulouse, në fund të gushtit, duke u detyruar të qendrojë jashtë fushave për një muaj. Tekniku i Francës, Didier Deschamp, do tia lërë fatet sulmit tek dyshja Olivier Giroud e Antoine Griezmann, për të mundur Shqipërinë në përplasjen e Grupit H. E në fakt, portieri i Tottenham Hugo Lloris beson se cilido të luajë do të jetë i aftë ti bëjë Les Bleus të fitojnë.

“Kur Kylian është në fushë ne mund të besojmë në kualitetet e tij individuale, shpejtësinë e tij, në të të djathtë ose në qendër të fushës – tha Lloris -. “Ne mund të besojmë në lojtarë me eksperiencë si Griezmann e Giroud në sulm, për tu siguruar se në atë sector gjërat do të shkojnë si duhet. Kur vesh fanellën e kombëtares së Francës, kur thërritesh në kombëtare, është detyrë të marrësh rezultat. E për më tepër në këtë fazë të kualifikueseve është e ndaluar të bësh gabime.”

Kampionët e botës do të përballen me Shqipërinë në Stade de France, me ndërgjegjësimin se dështimi për të siguruar fitoren do të lejonte skuadrave të tjera shpresën për të marrë inisiativën. Franca është në krye me diferencë golash, por tre skuadra janë në kuotën e 9 pikëve pas katër ndeshjeve të para të kualifikueseve.

Mbappe nuk është i vetmi që mungon ndër yjet e Deschamps për këtë përballje, sepse të dëmtuar janë edhe Paul Pogba, N’Golo Kante, Anthony Martial, Ousmane Dembele, Dimitri Payet dhe Alexandre Lacazette është lënë jashtë: “Ka shumë lojtarë që mungojnë, disa shumë të rëndësishëm, – ka pranuar Deschamps -. Kam lojtarë të tjerë, jo në të njëjtin profil, por do të mundohemi të performojmë mirë. Kemi marrë një humbje në Turqi në qershor, por mbeten edhe gjashtë ndeshje, e dimë cfarë duhet, duhet të fitojmë me Shqipërinë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *