• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot gjatë intervistës (Video)

Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo, nuk i mbajti dot lotët pasi gazetari britanik Piers Morgan i tregoi një video të babait të tij, të cilën ai nuk e kishte parë kurrë më parë.

Në dokumentarin e moderatorit të “Good Morning Britain”, që do të publikohet së shpejti, futbollistit të Juventus i tregohet një klip i një interviste të babait të tij Dinis, i cili ndërroi jetë në vitin 2004 nga problemet me alkoolin.

Në momentin që shihte intervistën e babait të tij, përpara shtëpisë, ku tregonte sa krenar ishte për djalin e tij në fillimet e karrierës, Ronaldo nuk mundi t’i mbante lotët.

Nuk e kisha parë kurrë këtë video”- u shpreh Cristiano-“ E pabesueshme. Mendoja se kjo intervistë do ishte për të qeshur, nuk e prisja të qaja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *