• |
ide | kryesore

Rama prezanton projektin për Aeroportin e Vlorës, nuk zihen më në gojë turqit. Dy opsione për ndërtimin e tij

Lajme, Të fundit

Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për projektet infrastrukturore. Më në fund qeveria shqiptare ka në tavolinë projektin për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Kryeministri Rama duke folur nga qyteti bregdetar sqaroi se në tavolinë janë dy opsione për ndërtimin e tij.

Së pari ndërtimi nga një kompani serioze ndërkombëtare, ose ndërtimi me paratë e buxhetit të infrastrukturës dhe më pas përzgjedhja e operatorit ndërkombëtar.

Në një takim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se rritja ekonomike në këtë qytet me ndërtimin e aeroportit do të jetë deri në 27 fish.

“Aeroporti i Vlorës do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të lartë jo vetëm për qytetarët, por edhe për mallrat. Nuk ka një të tillë në rajon. Me potencialin që ka Vlora është i mundur. Do të ketë edhe një funksion për mirëmbajtjen e avionëve. Do ta bëjë një kompani e jashtme, por do të bëhet këtu. Rritja e ekonomisë është deri në 27 fish me ndërtimin e aeroportit”, tha Rama.

7 Comments

  1. Problemi me tuqit ishte se ata donin qe pas ndertimit te merrnin ne dore dhe manaxhimin e aeroportit si aeroport mallrash por nuk e perjashtonte perdorimin e tij si pike ndalese per avjonet ushtarke.
    Qeveria jone nuk e pranoi kete kusht dhe prandaj u prishen me Erdoganin. Dhe sa per te lare sy dhe faqe per ‘bamiresite’ turke bene ate memorialin qelbesire ne Tirane.
    Eshte e kuptueshme qe perdorimi i aeroportit te vlores per qellime ushtarake do te vinte ne pozite shume te veshtire Greqine qe do ndihej midis 2 zjarreve, dhe per te 100 here Shqiperia do te ishte ne mes te nje sherri midis dy shteteve ‘mike’ por qe nuk ka fare te bej me sherrin shekullor qe ata kane.

  2. Shume shpejt do te behen me aeroporte Gramshi, Bulqiza, Librazhdi dhe Kelcyra. Nuk ka te tille ne rajon. Aeroporte malore….

  3. Tani qe po perfundon STADIUMI po duket me mjaft difekte. Arena kombetare duhet me pista atletike dhe nqs behet me 3 tribuna do jete nje shemti e pa pare.
    Kete do ta shohim. Ne e vejme me 22000 vende kurse Kosova e filloi me 30000 vende.. Tung.

    1. e pse duhet te behej me pista atletike ?
      Tani po na dilni te gjithe eksperta dhe ne arkitetkure stadiumesh ?
      Nga ana estetike dhe strukturale dhe mund te mos e pelqej ( kur ta shoh vete ne vend) por fakti qe nuk ka pista atletike nuk me shqetson ( shikoji stdiumet ne angli )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu