• |
ide | kryesore

Pas vendimit të gjykatës/ Tahiri përplaset fort me Bushatin. Mbyll celularin live në mes emisionit (video)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Menjëherë pas vendimit të gjykatës që e shpëtoi atë nga burgu, ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me “Open” me anë të telefonit. Por ajo nuk zgjati shumë pasi në nervozizëm e sipër Tahiri e mbylli celularin. Shkak për këtë u bë përplasja me Andi Bushatin, i cili i tha se Habilajt nuk ishin kushërinj të thjeshtë, por njerëz që megjithëse ishin akuzuar nga një ish-polic për trafik droge, mbroheshin nga Tahiri, udhëtonin me të, dhe familjarë të tij.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Dënimi; i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Ish-ministri reagoi fort, tha se policët e tij i kishin denoncuar Habilajt dhe se Bushati kishte një axhendë personale që nuk i shërbente interesit të publikut.
Atëherë këtij interesi i shërbejnë Habilajt ia ktheu gazetari.
Kaq u desh që gjakrat të nxehen, Tahiri të pretendonte se ndodhej në pozita të pabarabarta se nuk ishte në studio dhe kur Eni Vasili e ftoi për një debat, papritmas u dëgjua sinjali i celularit të tij të mbyllur.

©Lapsi.al 

5 Comments

  1. ordiner , vagabond , qe kanabizoj Shqiperine , keto jane nje bande dhe kane kodet e mafies tahiri ishte i sigurte qe nuk denohet se prokororia e kapaur dhe gjykata mbas vetingut kishin urdher per kete moster se nuk ka shpjegim tjeter siguria qe kishte tahiri , se i ka ne dore komplet kupolen dhe prandaj e dine se ia nuk do te denohej se duhet tu dedojshin te gjithe e perversi nuk e ka ne mend me lane pushtetin prandaj eshte i detyruar te mbroje ordinerin tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu