• |
ide | kryesore

Van Dijk: “Isha afër vdekjes, firmosa testamentin”

Sport



Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool, zbuloi detaje të reja të çështje delikate për të cilën kishte folur më parë: në vitin 2012 ai vuante nga apendeciti, peritoniti dhe infeksioni i veshkave pasi kishte ndjerë dhembje të forta barku. Në spital ata arritën ta shpëtojnë, por van Dijk kujton: “Isha afër vdekjes, në atë moment mendova për më të keqen, kështu që fillova të shkruaj testamentin”.

Holandezi, i cili në atë kohë militonte te Groningen, tha për “Four Four Two”: “Në shumicën dërrmuese të rasteve si ky, pacienti vdes. Në spital pashë tubat të lidhur me trupin tim, nuk mund të bëja asgjë. Fillova të shkruaja testamentin, nëse do të vdisja një pjesë të parave do t’ia lija nënës time. Askush nuk donte të fliste për fundin tim, por unë duhej ta bëja atë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *