• |
ide | kryesore

Pas Berlinit nuk ka vend për festë

1, Ide

Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestagun gjerman dhe atë që Berlini do ti propozojë Këshillit Europian në mes të tetorit, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, është e dobishme ti rikthehemi fjalës që mbajti një nga deputetët gjermanë.

Florian Hahn, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për Evropën i pyeti kolegët e tij: “Çfarë të bëjmë, ta lëmë Shqipërinë vetëm?” Dhe si për ti dhënë vetë përgjigje një pyetje retorike ai vazhdoi: “Do të humbim një rast historik, nëse i kthejmë shpinën Shqipërisë”.

Lexo më tej:

Skanimi/ Gjithçka duhet të dini për votimin e Bundestagut për Shqipërinë

Shtrimi i këtyre dilemave, që përbëjnë thelbin e diskutimeve të zhvilluara në Berlin, tregojnë se aty, më në fund, është vendosur që të na jepet një lëmoshë, të mos na kthehet shpina, megjithëse nuk e meritojmë hapjen e negociatave, të na thuhet një “PO ” e kushtëzuar, jo se e meritojmë në të tashmen, por për të mos na shkatërruar shpresat e së ardhmes. Aty del qartë se opsioni për të na kthyer kurrizin, për të na ndarë përfundimisht edhe nga Maqedonia, pasi kemi mbetur me kohë pas Sebisë dhe Malit të zi, ka qenë real.

Kjo gjë u pa edhe në shumë detaje të tjera.

Së pari boll të krahasohet rezoluta gjermane për ne dhe ajo për fqinjët tanë lindorë, për të kuptuar diferencën. Maqedonia e Veriut i hap negociatat pa asnjë kusht. Ajo e zhvillon konferencën e parë ndërqeveritare, e cila prezumon dhe aktin formal të hapjes, ndoshta që brenda këtij viti.

Ndërsa ne mbetemi në vend.

Do të duhet të ngremë gjykatat e lartë dhe Kushtetuese, do duhet të përfundojmë reformën konsensuale zgjedhore që të ulemi në tryezën e bisedimeve ndërqeveritare. Pra mjafton edhe ky fakt për të kuptuar se negociatat nuk janë hapur. Fjala vjen sikur palët mos bien dakord për modalitetet e reformës, sikur ato të fillojnë gër mëret e zakonshme, nuk do të ketë fillim negociatash.

Po e pamë këtë proces të krahasuar me praktikat që janë zbatuar për vendete tjera, situata rrezulton edhe më e errët. Psh, Mali i Zi e ka zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare vetëm pak ditë pasi iu hap drita jeshile nga vendet anëtare. Serbsë kjo i ka zgjatur një muaj. Ndërsa për ne nuk ka as afat dhe as datë, por vetëm kushte.

Negociatat/ Pse Gjermania dha një shuplakë më të fortë se një vit më parë (Krahasimi me tabela/ 2018-2019)

Dhe me që jemi këtu ia vlen të rikujtojmë qershorin e vitit 2018, kur Edi Rama hapte shampanjën e fitores duke brohoritur se kemi një datë se kur do ti fillojmë negociatat. Ajo datë jo vetëm kaloi, por ne nuk e kemi më një të tillë. Pra, kjo tregon, se tendenca e tanishme është edhe më e errët se ajo e një viti e gjysëm më parë.

Akoma më të pa shpresë e bën pamjen e përgjithshme fakti se gjermanët ende pa na dhënë në duar karrotën, po na tregojnë shkopin. Kështu, në dokumentin e votuar në Berlin flitet edhe për mundësinë se kur mund të na i anullojnë negociatat. E ky është një paragraf që tregon direkt me gisht kryeministrin Rama. Aty fshikullohen aventurat e tij për ndarjen e kufijve, provokimet e tij për bashkim kombëtar, që etiketohen si tendenca për krijimin e në Shqipërie të madhe që mund të destabilizojnë gjithë rajonin.

Kërcënimi gjerman/ “Ndaloni deklaratat për Shqipërinë e madhe, anullohen negociatat”
Në këtë kontekst, kjo goditje e ashpër merr një peshë të veçantë. Sepse prej 30 vjetësh, edhe kur kemi kaluar krizat më të thella edhe kur kemi pasur problemet më të mëdha, persolalitetet dhe raportet ndërkombëtare, kur nuk kishin asnjë fjalë të mirë për të na thënë, lëshonin shprehjen standart: “Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon”. Falë qëndimeve dhe planeve konspirative të kryeministrit edhe kjo klishe po kriset. Madje ajo po përvijohet si kusht, për të na anulluar negociatat që ende si kemi hapur.

E fundit dhe më politikja, në dokumentin e votuar në Bundestag është pranimi faktit, se vendi gjendet në krizë. Për një kohë të gjatë, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të bojkotojë më pas zgjedhjet lokale, qëndrimi i pushtetit dhe i lehaqenëve të tij ka qenë se kjo nuk është një krizë e Shaipërisë por një hall personal i Bashës e Berishës, Metës e Kryemadhit. Dokumenti gjerman e hedh poshtë këtë teori mendjeshkurtër të propagandës qeveritare. Ai e shpall me plot gojën krizën dhe vendos disa kushte të forta për zgjidhjen saj duke kërkuar rishqyrtimin e legjitimitetit të 30 qershorit dhe dënimin e shpejtë të grabitësve të votave.

Pikërisht këto arsye e bënë deputetin gjerman Han të fiste për versionin real të lënies vetëm të Shqipërisë dhe të kthimit të shpinës kundrejt saj. Ky obsion ka pasur mbëhtetës dhe argumente realë. Dhe qe pikërisht qe ai që peshoi në vendimin lëmoshë që u mor në fund: që as mos na thonë “JO”, as mos na i fillojnë negociatat, as mos na rrefuzojë, as mos na japin datë, pra, edhe të na e mbajnë derën hapur edhe të na bombardojnë me kushte, edhe në na tregojnë karrotën edhe të na kërcënojnë me anullim.

Ky është konkluzioni i asaj që Gjermania do ti propozojë aleatëve të saj të BE për Shqipërinë, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe vendimi përfundimtar (nëse ndonje nga shtetet skeptike vendos veto/ Shiko ketu). Dhe kushdo që di ta lexojë atë, e kupton që nuk ka aspak vend për festë. Aq më pak për thirrjet qesharake “faleminderit Anxhela” dhe “danke dojçland”.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Po mire mo Bushat. Kushtet e Gjermanise jane te drejta qe i duhen demokracise tone foshnje. Po me djegjen e mandateve cfare do te behet qe ju e nxitet aq shume. Po sikur kjo te kthehet ne precedent? Cfare do te thoni kur kjo te perseritet prape shpejt. Apo atehere do te na tregoni prape perralla se situata nuk eshte njesoj.

  2. Festa e Rilindjes, gjithmonë, ka kuptimin e Mbajtjes Zi ose Ulje flamuri në gjysëm Shtizë. Hipokrizia e tyre është lapidare. Pra, duhet kuptuar e kundërta e asaj që thuhet e propagandohet. Ky është modeli që na serviret. Oksimoroni : Nook( Jo…..ok) i Gjermanisë ishte ishte , në të vërtetë, JO, por rilindasit e mëdhenj dinë ta përkthejnë, duke u justifikuar me shprehjen: Lost in translation. Fytyra e tyre si shollë këpuce e ka humbur ndjeshmërinë, burrërinë dhe çdo cilësi njerëzore. Ndaj jemi ku jemi. Edhe pak kohë u duhet tifozëve të çmendur se për të fituar duhet të bësh edhe një gol më tepër se kundershtari në një fushë sporti. Por, ne jemi 9 me zero në disfavor. Nuk e di se si mund të quhet fitore kjo!?Për çfarë duhet të festojmë, kur mungon nusja?!

  3. 9 kushtet që Bundestagu gjerman i vuri Shqipërisë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, janë një përmbledhje e plotë e akuzave që i ka bërë opozita e opinioni i shëndoshë publik shqiptar kësaj qeverisje.
    Ngado që ta marësh, që të plotësohen këto kushte , duhet që kryeministri Rama duhet të japë dorheqjen që të mund të fillojë zbatimi i tyre.
    Dy kushtet kryesore janë zgjidhja e gjendjes dramatike e problemit të drejtësisë dhe e sistemit zgjedhor.
    Për të dy këto reforma të domosdoshme të sanimit të demokracisë shqiptare, i vetmi çelës i suksesit është që ky çelës të mos i lihet në dorë vetëm një personi, kryeministrit, por si drejtësia ashtu edhe sistemi zgjedhor të mos kontrollohen vetëm nga një krah politik, por të jenë institucione shtetërore tërësisht të pamvarura nga politika.
    Për cilindo shqiptar me gjykim normal, është e kjartë se me Ramën kryeministër, as mund të realizohen këto reforma pasi ai është i pari që do të penalizohej nëse plotësohen këto kushte.
    Sinjali i parë se në çfarë kahje do të shkojë zbatimi i këtyre kushteve, është emërimi i prokurorit të përgjithshëm.
    Nëse nga treshja që ka ngelur si kandidatë për të marë këtë detyre, do na dalë “prokurorja e përkohëshme dy vjeçare” Arta Marku, as të mos shpresojnë shqiptarët për fillimin e negociatave, pamvarësisht se propogandohet se është SPAK-u ai që do ti zgjifhë problemet e drejtësisë.
    Ligjërisht SPAK-u do të ketë kompetenca më të mëdha se prokuroria e përgjithëshme, por a nuk ka pasur dorë edhe Arta Marku apo shefat e saj politikë në përzgjedhjen e këtij institucioni ku po i varim shpresat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu