• |
ide | kryesore

Pse Meta po sillet si humbës?

1, Ide

Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konspirative se deputetët socialistë e dinin paraprakisht përfundimin, sulmet e ulta alla Edi Rama, ndaj gazetarëve të rreshtuar kundër tij, dhe në fund, aludimet se edhe “gjykatësit” e Venecias janë të blerë, flasin për nervozizmin të cilin presidenca ka shfaqur pas vendimit të papritur për të. 

Le të jemi të qartë, vendimi i këtij komisioni, reputacioni i të cilit vështirë se mund të diskutohet, ka dy anë. 

Lexo më tej:

Çfarë vendosi Komisioni Venecias

Në njërën ai e mbron kreun e shtetit nga procedura për shkarkim që ka nisur shumica parlamentare. Këtu ai është i qartë dhe e thotë e zeza mbi të bardhë se nuk ka ndodhur asnjë shkelje e kushtetuese që mund të justifikojë një precedent të pa dëgjuar më parë në Shqipëri. 

Pjesa më e diskutueshme, ajo që e ka  bërë Ilir Metën të shfaqet si “Luani i Venecias” që sfidon çdokënd, nuk i jep atij të drejtë për anullimin e 30 qershorit. Këtu përfundimi i ekspertëve është se ai i ka tejkaluar kompetencat që i jep kushtetuta.

Dhe pikërisht kjo është pika e cila kërkon sqarim. 

Për të kuptuar atë është e domosdoshme të dimë se si funksionon Venecia. Ajo duhet imagjinuar si një laborator i cili bën analizën e materies që i jepet, për të nxjerrë përfundimet. Ajo shikon kushtetutën dhe ligjet e shkruara mbi letër dhe argumenton se si duhet të sillen personat që janë objekt i tyre. Me një fjalë ky komision nxjerr përfundimet optimale për situata dhe kushte normale. 

Por, fatkeqësisht Shqipëria nuk është në një situatë të tillë.

Unë jam i sigurtë se, të vendosur në një pozicion tjetër, ata juristë dhe eruditë që gjykuan kazusin e 30 qershorit, do ti dënonin me të njëtin metër edhe ngjarje që kanë ndodhur kohët e fundit. Për ta do të qe e papranueshme ajo që bënë kuksianët kundër koncesionarit dhe shtetit që kish vendosur ti grabiste me taksën e rrugës. Për ta do konsiderohej e tillë protesta e dhunshme e unazës së re, megjithëse aty po u prishen shtëpitë e banorëve në emër të vjedhjes së dhjetra milionë eurove. E tillë do të quhej edhe tentativa për të mbrojtur teatrin, për të zaptuar godinën, megjithëse ata që duan të përfitojnë me anë të kësaj afere kanë shkelur me dy këmbët kushtetutën. Po e njëjta logjikë mund të përdorej për djegjen e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale e kështu me radhë.

Pra, në kushte normale, shumë pjesëza të pazëllit të rezistencës anti rregjim në Shqipëri do të dukeshin anormale. Por, ne nuk jemi një vend i tillë, ndaj edhe për këtë kemi votuar ligje si ai i dekrîminalizimit apo ai i vettingut, që do ti ngrinin qimet e kokës përpjetë çdo konstitucionalisti serioz.

Pak a shumë me këtë anormalitet ka dashur të përballet Ilir Meta. 

Prandaj, nga laboratori i tij qibar, komisioni i Venecias është i ndershëm kur thotë se presidenti i tejkaloi kompetencat me anullimin e 30 qershorit. Ai ka logjikë të fortë kur argumenton edhe pasojat që rrjedhin prej kësaj. Problemi i tij i vetëm është se nuk merr parasysh kontekstin autoritaro monist, që shërbeu si skenë e ngjarjes që analizoi.

Pyetja të cilës ai nuk i jep përgjigje është se ç’duhet të bëjë, një grupim qytetarësh, një forcë politike, një autoritet shtetëror, në një mjedis ku shkelet çdo e drejtë dhe ku ligji përdoret si armë në duart e pushtetit (siç tregoi edhe në 30 qershor mosbotimi në fletoren zyrtare i dekretit, rrëzimi i tij nga KQZ e kapur dhe Kolegji Zgjedhor i frikësuar nga vettingu, që u vunë re dhe nga OSBE ODHIR). A mos vallë duhet që ata të kthejnë faqen tjetër kur ndjejnë një goditje të padrejtë?

Mes këtij konflikti, ndërmjet të ligjshmes dhe legjitimes, të cilit nuk i ka dhënë dot përgjigje Venecia, është ngatërruar edhe Ilir Meta. Gafa e tij e vetme ishte se besoi që, në kuadër të një shtei autoritar, mund ti harmonizonte të dyja. Dhe duke kujtuar se ia kishte arritur bëri deklaratën e nxituar të dorëheqjes (nëse Venecia i gjente shkelje). 

Pikërisht, ky bast i humbur, po e shtyn sot të shfaqë zemërim, të ushqejë teori konspirative dhe të sulmojë gazetarë.

Në fakt Meta duhet ta ndajë mendjen: askush nuk e ka luksin për të qenë ligjërisht e politikisht korrekt, kur ka vendosur të ndeshet me një rregjim.

Nëse e bën këtë llogari, nuk ka pse të ndihet i zhgënjyer dhe as të sillet nervoz.

Vetëm pranimi i këtij realiteti e bën të gjejë paqe me verdiktin se “ka tejkaluar kompetencat”, duke mbrojtur diçka më të madhe. Vetëm nëse e ka seriozisht këtë betejë, ai nuk ka arsye të sillet si humbës.

©lapsi.al

 

 

18 Comments

  1. Bushat, po te hapesh kushtetuten dhe te lexosh nenin mbi te cilin jane bazuar ata per te dale ne kete konkluzion(170), do te kuptosh qe argumenti i tyre eshte me e pakta i sforcuar. E marre ne teresi te jep pershtypjen qe ata, ne stilin tipik neo-europian, jane munduar te tregohen politikisht korrekt dhe te kenaqin te gjitha palet, duke sakrifikuar ne kete menyre integritetin e gjykimit te tyre. Neni 170 nuk merr persiper te shprehet mbi teresine e rasteve kur anullohen apo shtyhen zgjedhjet, apo qofte edhe proceduren e anullimit/shtyrjes se zgjedhjeve. Neni 170 thjesht informon qe gjate nje situate te jashtezakonshme nuk behen zgjedhje, ne nje gjuhe qe une po e shpreh gati verbatim. Ketu eshte bere nje kapercim logjik i pajustifikuar nga ana e tyre nga “nuk ka zgjedhje gjate nje situate te jashtezakonshme” ne “nuk ka zgjedhje VETEM gjate nje situate te jashtezakonshme”.

  2. Si nuk te vjdn turp si nje gazetare dhe opinionist se paku me pervoje te gnjesh qe ne fjaline e pare:Po ku e gjete te shkruar ne draft opinionin e Komisionit te Venecise shkallen e shkeljes se Kushtetutes nga ana e Presidentit.Ata nuk jane te autorizuar ta bejne kete.Ata thjeshte vleresojne se Presidenti ka tejkaluar(ka shkele) Kushtetuten duke vepruar jashte kompetencave.komisioneret e Venecise nuk e kane tager te vleresojne por te zezen mbi te bardhe si shkruahet ata vleresinim se a eshte shkelje e rende apo jo ju lene institucioneve qe jane te vetmet qe kane kompetenca ta bejne seances parlamentare dhe Gjykates kushtetuese.
    Ti mendon ser i din keto pune me mire se Meta? Ore je i vetedijshem se ti me dhjetra kolege e te “menqur” tjere e nxitet Lulzim Bashen te djege mandatet me insistim madje dhe te mos marre pjese ne zgjedhje e pra ai sot eshte rrugeve pa asnje kompetence madje gjenden ne prag te shkatrrimit dy nga tri partite kryesore te Shqiperise?Ne cilin lug han gjelle ti ore ne ate te Bashes e Metes apo ne ate te Edi Rames?Meta nukeshte naiv tedegjoje pordhet tuaja te ftofta,ai e din fare mire se do te shkarkohet sepse shkarkimin e presidentit Venecia e lene ne dore te Parlamentit dhe Gjykates kushtetuese.

    1. Ça po thu o mesues ? Analiza e Bushatit per Presidentin eshte brilante dhe shume e sakt .
      Ndersa per sa i perket largimit te Bashesh nga parlamenti eshte akoma me brilante . Nese do qendronte ne parlamen , ai as per 1000 vjet nuk do te vinte ne pushtet . Largimi nga parlamanti e ndergjegjesoi popullin dhe parine e botes se ketu po sundon mafia kriminalo-politike-injorante dhe beri qe opozitaret te jene me te bashkuar se kurre . Bashes i ngelet te beje vetem nje gje qe te vije ne pushtet me 1000% , duhet te beje ndryshimet kushtetuese dhe sidomos ato zgjedhore .

      Per mendimin tim Basha duhet te propozoje dhe beje keto ndryshime :
      1 – Zgjedhjet te mos organizohen nga partite por nga profesionist jo partiak(mesues , jurist etj) .
      2 – Kontroll i rrept i financimit te partive
      3 – Votim dhe numerim elektronik .
      4 – Kodi zgjedhor te ndryshohet ne menyre te tille qe ti hiqen kompetencat prej sulltani qe kane
      kryetaret e partive .
      5 – Forcimi i pavaresise se gjyqsorit , mbikqyrjes se rrept te tyre dhe ngritja e nivetit profesional te ketij gjyqsori .Te rritet ndeshkueshmeria dhe zbatueshmeria e ligjit .
      6 – Zbatimi me rigorozitet te madh i statusit te nenpunesit civil . Ndryshimi i pushteteve te ndaloje kategorikisht ndryshimin e administrates (ne bote perveç qeverise ndryshojne maximum 100 vete , ndersa ne vendor ndryshimet numerohen me gishtat e dores )
      7 – Numri i punonjesve ne administrate (sidomos ne ate vendor) te caktohet ne baze te numrit te popullsise .
      8 – Minimalisht dyfishim rrogash per administraten dhe drejtuesit politik(deputet ,kryetar bashkish , president , kryeminister etj)
      9 – Te nxirret patjeter minimumi i domosdoshem jetik dhe ngrihet rroga minimale nga 1.5 deri ne 2 here , pra te arrij minimalisht nga 300 deri 370 euro .
      10-Te caktohen prioritetet e zhvillimit te vendit per nje periudhe 10 – 20 vjeçare .

      P.S. Duke pare qe keto ndryshime jane ne demin e ju udheheqeseve te partive dhe te shtetit dhe e te gjithe klases politike qe ka drejtuar deri me sot une propozoj nje amnisti totale .
      Me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund , le te filloje per ne viti zero ne 2020 .

      Keto ishin propozimet esenciale te miat . Kushdo tjeter shume me i mençur dhe inteligjent se une mund dhe duhet te beje propozimet e tija qe gjerat te behen sa me mire , qe keto ndyshime t’ja vlejne per kete popull dhe kete vend te shume vuajtur .
      TUNG dhe RESPEKT TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QOFSHIN .

      1. Ja iku rama, ngelet shoku gramoz, paulini, tom doshi etj. Pse do heqin dore nga blerja e votes keta? Per mua, te bien ne marreveshje 8 vjet te qeverisi nje pale, 8 pala tjeter. Te mos behen hic zgjedhje.

        1. hahahahaaaa …. edhe kjo eshte nje zgjidhje alla shqiptarçe . Te pakten kursejme leket .
          Pavaresisht humorit , duhet ta kuptojme qe jemi ne ditet tona me te zymya . Duhet te veprojme ndryshe prangat i kemi te garantuara . Jam dakort me xxxxxxx secili duhet te jape kontributin dhe idet e tija per ndryshim .

    2. Bushati eshte si Edi Rama kur propozonte te varej nga nje komunist ne cdo peme. Ku eshte sot? Megjithe pozat, Bushati ngelet ne thelb pinjoll blloku, nipi i mire i gjyshe Vitos.

  3. E moret ne qafe Bashen me “keshillat konstruktive” te djegin mandatet dhe te rrisin dhunen.Sot ata qe judegjuan jane rrugeve pa asgje,tani doni ti “ndihmoni “Metes ta nxirrni edhe ate rrugeve.Mbani keto broqkulla per veti se ju dini vetemte lehni si qejt ne hene.Meta e din vete se ka rreshqite siderrine akull.

    1. Komentuesi i nderuar xxxxxxxx ka te drejte te mbaje vleresimet e veta,madje ta konsideroje sukses edhe vendimet apsurde qe sollen PD-ne ne mes kater rrugeve si mos ma keq nga partia me se gjati ne pushtet qe kishte gadi gjysmen e parlamentit dhe gjysmen e bashkesive ne nje parti jashteparlamentare dhe jashte keshillave bashkiake.Ne humbjen e plote te perkrahjes se aleateve Shqiperise madje ne nje izolim te papare qe nga PPSH.Mentaliteti se fitorja vjen me dhune e shkatrrim eshte apsurd dhe fundi i PD-se.Bushati dhe gjithe kumbaret e PD-se ne kete rruge apsurde me siguri do kalojne pa pasoja sepse mercenaret gjithnje gjejne padrone te ri ku ju shitet falli ,por nukeshte ne interes te Shqiperise shkatrrimi i nje vere si eshte PD-ja.
      Mendoj se me kete lidership PD-ja asnjehere nuk do te kthehet ne pushtet.Ky njeri pothuajse nuk din te udheheqe nje parti.

      1. O “mësues” !
        Më duken absurde e jo “apsurde” siç e shkruan ti disa herë gabim këtë fjalë, që një komentues me këtë formimin tënd, të jetë mësues.
        A nuk na thua o byrazer se në cilin fshat të Shqipërisë të paska zënë lapsi të bësh mësuesin, që shoku Rama si reformator i madh i arsimit, të dërgojë antaren e disa akademive të shkencave në Europë, ministren e tij të arsimit, e të largojë urgjentisht nga kjo detyrë ?

      2. Ku e shikon dhunen ti z.mesues ?
        Nese do kishte dhune ti mendon se do zhvilloheshin zgjedhjet vendore ?
        Apo akoma me keq , nese do kishte dhune ti mendon se z.Rama do ishte akoma ne pushtet ?
        Ti thu se basha nuk vjen ne pushtet se nuk dine te udheheq . Ndersa une them se z.Basha nuk po vjen ne pushtet jo se nuk dine te udheheqi por se ka frike nga ndryshimet ose me sakt , kerkon Status Quo ne menyre qe edhe ky te livadhise me pushtetin dhe partine si tja doje kokrra e qejfi . Por
        z. Basha harron se ajo kohe ka marre fund . Nese z. Basha nuk bene keto ndryshime esenciale , thelbesore dhe te domosdoshmeatehere , atehere PO qe ai nuk vjen ne pushtet . Tung

  4. “Reputacioni i te cilit veshtire se mund te diskutohet “. O i mbaruuuaaaarrr. Edhe per evropen keshtu thonin dhe doli kokrra kurves.

  5. Presidenti eshte organ kushtetues dhe vepron brenda kufinjve te saj. Nese Meta mendon se rendi kushtetues, ne baze te te cilit ka pranuar te zgjidhet president, eshte i paafte per te garantuar demokracine ne vend, duhet te dorehiqet dhe te luftoje per ndryshimin e ketij rendi. Nuk mundesh edhe te jesh president ne baze te kesaj kushtetute edhe ta tejkalosh ate me vullnet te plote dhe ta pranosh me krenari sic propozon Bushati. Ja pse Meta nuk mund ta pranoje kurre tejkalimin e kushtetutes. Meta mund te jete hero, por jo persa kohe qendron ne ate post. Te jape doreheqjen dhe te shijoje frytet e heroizmit, nese njerezit ia njohin. Mos harrojme dhe ate “detajin” qe Meta eshte ne konflikt te tmerrshem interesi.

  6. Është një nga shkrimet më të goditura të Bushatit, por që e prish duke “tejkaluar” e pa cekur një detaj “të vockël”.
    Bushati haron të thotë se Meta ka deklaruar publikisht e me tone gjithnjë e më të forta, se ka qenë kategorikisht kundër dorzimit të mandateve nga opozita e kundër kërkesës se kësaj për largimin e Ramës si kryeministër.
    Për mendimin tim, është ky qëndrim “mbi partitë” me të cilin Meta shpresonte se do të merte mbështetjen e plotë nga “ndërkombëtarët”, përfshirë këtu edhe Komisionin e Venecies.
    Në fakt pas raportit të OSBE-ODIR e veçanërisht pas vendimit të Bundestagut gjerman, tek “ndërkombëtarët” sikur ka ndryshuar raporti, pasi që të dy këto raporte , thuajse hapur dalin në mbështetje të kërkesave të opozitës.
    Pikërisht këtu e ka burimin “nervozizmi” i Metës.
    Ai mesa dukej priste të kundërtën, miratimin e qëndrimit të tij nga Komisioni i Venecias, e vazhdimin e këngës së qëndrimit të pa precedencë të lëshimit të mandateve nga opozita, që sikur humbi interesin e “ndërkombëtarëve”
    Për hirë të së vërtetës, pamvarësisht se si e ka motivuar Komisioni i Venecies, Meta lidhur me dekretet kundërshtuese ndaj kësaj qeverie, ka bërë ate që duhet të bënte si president , në mungesë të Gjykatës lushtetuese.
    Nuk ka qenë bile fare nevoja për të nxjerë sekretin shtetëror të një informacioni akoma të pa konfirmuar se mund të ishte planifikuar “të digjej parlamenti”, për të motivuar kështu gjendjen e jashtëzakonëshme.
    Gjendje të jashtëzakonëshme që e kalon edhe krizën politike, krijoi kryeneçësia e Ramës për të bërë zgjedhje moniste, 28 vite pas shëmbjes së sistemit diktatorial monist.
    Meta bie në kontradiktë me veten kur deklaron se oppozita nuk duhej të dilte nga parlamenti, kur vetë ka deklaruar vazhdimisht se kryeministri Rama nuk do që tja dijë as për ligje e as për Kushtetutë e parlamentin e ka kompozuar vetëm që të ngrejë kartona për kapriçiot e tij.

  7. Nqs e heqin si president a vazhdon Meta qe te jete Kryekomandant i forcave te armatosura?
    A do vazhdoje akoma lojen me Moniken qe ne darke jam xhuxh burre dhe ne mengjez xhuxh President?
    I vjen fundi vete,e ka mbjellur me duart e veta,vetem kam hallin e ushtrise se mos ngelet pa komandant ne keto situata rrumpalle.

  8. Pse nuk eshte humbes Meta? Pse nuk eshte humbes Basha? Keta duan te vine ne pushtet pa rinovim te vetvetes dhe ligjeve . Keshtu si po sillen keta jane humesa ne perjetesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu