• |
ide | kryesore

Dasma e Justin dhe Hailey vulos ndarjen e Kylie Jenner dhe Travis Scott

Paparazzi, Slider



Pas dy vitesh së bashku  Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë ndarë.

Sipas mediave të huaja ata prej javësh janë përpjekur të rregullojnë marrëdhënien dhe t’a bëjnë lidhjen të funksionojë, por nuk ia kanë dalë.Për këtë arsye ata kanë vendosur të bëjnë një ‘pushim’ nga lidhja. Kylie dhe Travis janë parë bashkë për herë të fundit gjatë muajit gusht, në premierën e filmit-dokumentar të reperit.
Pak ditë më parë Kylie u shtrua në spital për shkak të komplikcioneve nga gripi dhe sipas mediave Travis nuk ishte me të.Dyshimet për ndarje kanë nisur qëkur Kylie publikoi një foto dhe korniza ku ajo shfaqej me reperin nuk ishte më në vendin e përhershëm.
Megjithatë lajmet nuk janë konfirmuar ende, por sipas “TMZ”, dasma e Justin Bieber vulos ndarjen mes tyre.Kylie shkëlqeu në dasmën e së hënës me një fustan ngjyrë floriri dhe ajo ishte e shoqëruar vetëm nga vajza e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *