• |
ide | kryesore

Dështimi me negociatat/ PD: Për të mirën e vendit, Rama të japë dorëheqjen

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së mëhershme të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili sikurse kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Jo”-ja e Këshillit Evropian në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u ndikua nga problemet e brendshme të Unionit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu, tha se pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është shefi i qeverisë. Sipas tij, Rama po i shmanget përgjegjësive duke aktivizuar mekanizimin e propagandës për të fajësuar BE-në dhe duke vënë sërish “interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë”.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin. Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa. Ky është dështimi personal i Edi Ramës.”- tha Kashahu, i cili shtoi se është në të mirë të vendit që kryeministri të japë dorëheqjen.

DEKLARATË E PLOTË:

Edi Rama vuri sërish interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë. Ai ka vënë në levizje mekanizimin e propagandës për të fajësuar Bashkimin Europian, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi pse Shqipërisë nuk iu hapën sërish negociatat.

Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin.

Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa.

Ky është dështimi personal i Edi Ramës. Është ajo çfarë ka mbjellë 6 vjet në drejtimin e vendit, duke shkelur pa mëshirë interesat e shqiptarëve, duke i zbuar ata nga vendi dhe duke e bërë Shqipërinë parajsën e krimit të organizuar dhe të disa klientëve të tij, me të cilët grabit pasuritë e shqiptarëve dhe i varfëron ata.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar se përsa kohë Shqipëria do të drejtohet nga Edi Rama, vendi ka për të bërë vetëm hapa prapa.

Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë as 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm duke zbatuar standardet më elementarë për barazinë para ligjit, Shqipëria do të bëhet si Europa dhe Europa do të na pranojë në familjen e saj.

8 Comments

  1. PD TE MBYLLI GOJEN E TE ZDHUKET, BASHKE ME TE EDHE ATA TE SOTMIT !
    TE ZHDUKEN TE GJITHE ATA QE KANE DREJTUAR KETE VEND PER 30 VJET DHE E KANE ZHYTUR NE BATAKUN KU NDODHET

  2. Edi rama duht te arestohe dhe ti sekuestrohe te gjitha aksionet e bizneset dhe jo te terhiqet te shperbehet orgjent si ripjerdhjeedhe socialistet e ndershem kane pergjeqsi per kete vermie te ndire qe e zgjodhen ne krye te partis socialiste nje parti me vlera nje parti me intelektual nje parti me doktor profesor te katandiset ne skizofrena e drogaxhi si rilindje eshte e papranushme

  3. Mire Rama paska faj,po ju te opozites çfare bete per te ndikuar sadopak per mire per hapjen e negociatave?Ju keni kaq kohe qe punoni kunder interesave te popullit duke stimuluar kriza te paqena dhe duke u perpjekur te destabilizoni vendin vetem per te penguar integrimin plus qe nuk keni lene vend te europes pa lobuar per moshapjen e negociatave duke nxire çdo gje a thua se jemi ne gjendje lufte dhe duke harruar qe integrimi eshte ne interesin e popullit dhe jo te politikaneve,keshtuqe ju nuk jeni zgjidhja e problemit por jeni pjese aktive e problemit,prandaj mbyllni gojen dhe uluni te hartoni kodin zgjedhor dhe te hyni ne zgjedhje me vota nga populli e jo me lista kryetaresh e aty do shihni sa ju vlen lekura si majtas si djathtas…

  4. Europa di te mbylle njerin sy per te lehtesuar fakiret, por jo te dy. P.sh., liberalizimi i vizave e ndalon punesimin, por shume shqiptare punojne 6 muaj ne vit atje. Edhe europianet e dine qe e bejne. Ama po te shkelesh edhe limitin 6 mujor ke probleme. Njesoj dhe kjo puna trafiqeve. Hajt se po j’u tolerojme qe nuk e permbani dot trafikun e droges, por t’i beni njerezit me te kerkuar ne Europe drejtore e deputete eshte te na marresh per deficente. Kete beri Rama qe nuk e beri Saliu. Prandaj me Saliun patem nje sukses relativ dhe me Ramen vetem kallamin. PD ka te drejte te kerkoje merita. Me shume gjase negociatat (ndoshta jo komplet te merituara) do ishin hapur qe kur qellohej me grusht mbi tavoline per qarkun e Fierit.
    I gjithe faji i Rames per negociatat. Ndersa per vuajtjet e shqiptareve ne pergjithesi kane faj te gjithe.

  5. O neri qe ke dale nga bytha salihut,te gjeti shurranjos te rriti shurranjos dhe po te le shurranjos se ai salihu ka pune me izetin,cfare ka bere salihu e di e gjithe bota vodhi,vrau sa desh,dogji sa desh,shkatarroje sa desh,kercenoje sa desh,mbolli drog sa desh dhe e shtoje rracen tuaj shurrsa shpellare sa do duhen edhe disa vite qe ju te zhdukeni nga keni ardhur o neri I salihut

  6. O ju te pd-se lutjuni Rames te jape dorheqjen por jo keshtu por me lot e me aman sa ti keputet shpirti,dhe rrini poshte potureve te tij e ndoshta do tju trimeroje ndonje simfoni heroike

  7. Morrat e kuq jane te pa korigjueshem.
    Te gjithe problemet qe ka ngritur opozita jane ne perputhje me 9 pikat e bundestagut.
    Palet tani te ulen , te mundesojne zgjedhje te ndershme dhe te realizojne ato te shkreta detyra qe mos dalim me huq ne nex year.

  8. Pd eshte larguar nga sistemi me urdher te salihut dhe te perkrahur nga media shpellare dhe popull shpellar,tani te presin rradhen ne 21 dhe te futen ne zgjedhje per ta pare sa bythe ka lulu dhe ju shpellare,deri atehere masturbohuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu