• |
ide | kryesore

Kanye West dhe Kim Kardashian: 7 fëmijë do të ishin ideal për ne

Paparazzi, Slider



Pak ditë pasi publikoi albumin e tij të shumëpritur “Jesus is King”, Kanye West ka rrëfyer disa detaje të reja nga jeta e tij private, martesa me Kim Kardashian dhe marrëdhënien me 4 fëmijët, North, Saint, Chi dhe Psalm.

Dasma e tij me Kim Kardashian bëri bujë në mbarë mediat botërore në maj 2014. Dhe Kanye West ka pohuar se ndihet sikur ka 500 vjet që është martuar. Ai u shpreh se para martese ndihej se martesa nuk ishte për të, deri sa u kurorëzua.

Duke folur në një intervistë të veçantë në “The Last Late Show” me James Corden, reperi 42-vjeçar foli me sinqeritet për marrëdhënien e tij me Kim, 39 vjeçe, ku pranoi se ata po planifikojnë të kenë shtatë fëmijë.

“Askush nuk ka menduar se nuk do të ishte e paparë të martoheshe me Kim Kardashian. Të gjithë mendonin se do të ishte super të martoheshe me Kim”, tha moderatori, ndërsa Kanye ia preu: “Epo jo Kris Humphries!”, duke iu referuar ish-bashkëshortit të Kim.

“Është parajsë, është e mrekullueshme është e mahnitshme”, shtoi reperi duke iu referuar martesës.

Më pas Kanye u pyet nëse e ka menduar të bëjë një fëmijë të pestë dhe ai shtoi se ka menduar të bëjë 7 fëmijë gjithsej.

Reperi e ka folur këtë me bashkëshorten dhe të dy mendojnë se do të ishte ideale që të kishin 7 fëmijë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *