• |
ide | kryesore

Kevin Hart tregon si ndihet pas aksidentit ku theu shtyllën kurrizore në 3 vende

Paparazzi, Slider



Komediani Kevin Hart ka publikuar një video ku tregon rrugën drejt rikuperimit nga aksidenti i tmerrshëm që e la me shtyllën kurrizore të thyer 3 herë dy muaj më parë.

Videoja e publikuar të martën tregon terapinë fizike të Hart pas përplasjes në Calabasas, Kalifornia në 1 shtator, kur një mik po drejtonte automjetin Plymouth Barracuda të 1970-ës.

“Pavarësisht se mendoni se keni çdo gjë në kontroll, nuk ke asgjë në kontroll”, thotë Hart në video.

“Kur Zoti flet, ju duhet të dëgjoni”, vazhdon ai, ndërsa klipi tregon se ai po përpiqet të ecë sërish pasi qëndroi me javë të tëra shtrirë.

“Disa nga gjërat më të çmendura që ju ndodhin përfundojnë të jenë gjërat të cilat ju duheshin më shumë. Dhe në këtë rast, unë sinqerisht ndihem sikur Zoti më tha të ulem”, vazhdon Hart .

Komediani reflekton me qetësi në video, duke falënderuar familjen e tij, miqtë, fansat dhe Zotin ndërsa vazhdon ushtrimet për shërimin e tij.

Në fund të videos, një mjek i thotë se vetëm pas një viti ai do të ketë një rikuperim të plotë dhe Hart i përgjigjet se nuk e ka me nxitim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *