• |
ide | kryesore

Anna Falchi trazon Lazion: “Preferoj Immobile, Strakosha del pak”

Sport

Momenti i mirë i Lazio po i përfshin të gjithë, lojtarë e ambjent. E natyrisht nuk mund të mungonte muza e klubit kryeqytetas Anna Falchi. E ftuar në transmetimin Lazialità në Tv, aktorja, moderatorja e ish-modelja ka folur për bardhekaltrit: “Përse Lazio? Instiktivisht, e kaltra ka qenë gjithnjë ngjyra ime e preferuar. Simpatizoja vetëm këtë skuadër, pastaj u kthye në një pasion të vërtetë. Nata e titullit? Një emocion i madh, një publik kështu nuk e kisha parë kurrë”.

“Immobile apo Signori? Jam për aktualitetin, Signorin e kam parë pak, kur po mbyllte karrierën. Një golashënues i madh, ka fituar gjithcka nuk diskutohet. E konsideroj një flamur të bardhekaltërve, por jam për Ciro Immobile. Lojtari që më ka impresionuar më shumë? Nga Lazio e titullit do ti zgjidhja të gjithë. Parolo? Kam luajtur tenis me të, është një siguri për skuadrën tonë, një lojtar i eksperiencës. Strakosha? Del pak. Një telefonatë Lotitos? Nuk dëgjon askënd, nuk është as i ndjeshëm ndaj imazhit femëror”.

1 Comment

  1. A keni provuar të merrni kredi nga bankat pa sukses? Urgjentisht duhen para për të dalë nga borxhi? Keni nevojë për para për zgjerimin ose krijimin e biznesit tuaj? Merrni një kredi nga një nga kompanitë kryesore të kredisë në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni përmes WhatsApp: +14092051142 ose me email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu