• |
ide | kryesore

FOTO/ Shqiptari ekzekutohet nga një tunizian në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar nga Kosova është vrarë të dielën në qendër të Firences në Itali. Sipas medieve italiane viktima është Gzonit Kelmendi i cili ishte shfaqur në një lokal rreth orës 02.00 në Rrugën “Faenza” në gjendje dukshëm të paqëndrueshme, ndoshta nga konsumi i tepërt i alkoolit.

Në këtë moment, ai është përfshirë në një sherr me një tunizian. Në sherr e sipër kanë ndërhyrë miqtë dhe kamerierët duke i ndarë. Më tuniziani është larguar, por është kthyer duke kërkuar të sqarohet në rrugë me me 33-vjeçarin shqiptar.

Në një moment tuniziani e ka goditur disa herë me thikë në fyt dhe trup duke i shkaktuar vdekjen. Autori u largua më pas nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në një pishinë gjaku. Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin e Firences, por për fat të keq nuk u bë dot asgjë për të.

Policia italiane tha se e ka arrestuar autorin 39-vjeçar i cili është marrë në pyetje dhe ka pranuar krimin. Ai ka deklaruar se e ka goditur me thikë nga frika se mos e godiste ai i pari. Tuniziani ka treguar se edhe ai kishte marrë disa plagë nga përleshja me shqiptarin. ©LAPSI.al

vittimaaaa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *