• |
ide | kryesore

“Në Shqipëri je si Papa”: Rama shenjtëron Buffon

Sport, Video



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e organiziar për dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit në Shqipëri, me idhujt e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Buffon, ka përfituar nga rasti të shkëmbejë dy batuta me portierin e bardhezinjve: “Jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër”. Kreu i qeverisë nuk ngurron të shenjtërojë, atë që tifozët bardhezinj e kishin shenjtëruar vetëm në kuadratin e portës: “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je si Papa”

Natyrisht që Buffon nuk mund të mbetej pa fjalë në një kompliment të tillë: “E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano, që më thoshte gjithmonë që në Shqipëri tifozët e Juventusit janë të çmendur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *