• |
ide | kryesore

Botërori i klubeve: ndryshohet stadiumi i finales, në Doha nuk janë gati

Sport



Ende pa filluar turneu, vjen edhe pengesa e parë për organizatorit të Botërorit të Klubeve. Education City Stadium në Doha, që duhet të mirëpriste finalen, atë për vendin e 3°/4° e gjysëmfinalen e Liverpool, nuk ka marrë garancitë e nevojshme e për këtë arsye nuk është gati të hapë dyert për ndeshjet deri në muaj e parë të 2020. Tre ndeshjet që duhet të luheshin në Doha, do të zhvillohen në Khalifa International Stadium.

Ky Botëror për Klube është një test i madh për Katarin, që në 2022 do të mirëpresë Botërorin e parë të futbollit që do të zhvillohet në dimër. Nga tre impiantet e zgjedhur, njëri ka dalë jashtë lojë: Education City Stadium (kapaciteti 40 mijë spektatorë) nuk ëhstë bërë gati në kohë për testet e parashikuar nga protokolli i Fifa-s, pavarësisht se impianti ka përfunduar. Tetë ndeshjet do të luhen kështu në Jassim bin Hamad (11 mijë kapaciteti) e në Khalifa International Stadium (48 mijë), që ka pritur në shtator dhe tetor Botërorin e Atletikës së lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *