• |
ide | kryesore

Fjoralba Ponari heq dorë nga emisioni Ora e Tiranës

Paparazzi, Slider



Fjoralba Ponari që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen.

Ajo këtë sezon televiziv ka prezantuar emisionin e njohur ‘E diell’ dhe njëkohësisht që prej muajit maj është bërë pjesë e emisionit “Ora e Tiranës”.

Emisioni transmetohet në “Top News” dhe zgjat 15 minuta.

Në këtë hapësirë, Fjoralba bën një guidë për kryeqytetin ku trajton histori të ndryshme suksesi, të rinj e të reja me nisma të veçanta, dhe reportazhe nga e përditshmja e jetës urbane.

Emisioni ka rezultuar i suksesshëm, megjithatë Fjoralba ka vendosur të heqë dorë prej tij.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ajo zbuloi që prej janarit nuk do të jetë më pjesë e tij.

Pavarësisht se e dashuron si emision, Fjoralba ka vendosur që fokusin ta ketë tek emisioni i ri që pritet të nisë në “TCH”, “Jeho”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *