• |
ide | kryesore

Klopp në Qatar, Liverpool rrëzohet në Birmingham: Aston Villa dominon 5-0 në ndeshjen e paprecedentë

Sport



Aston Villa tërheq zvarrë në Birmingham një Liverpool me vetëm të rinj (skuadra e parë është në Qatar për Kupën e Botës për klubin) dhe e flak jashtë Carabao Cup. Përfundon 5-0 për vendasit, që ishin në avantazhin e katër golave që në pjesën e parë: shënuan Hourihane në të 14′, Kodjia në të 37′ e 45′, ndërsa në të 17′ u fiksua autogoli i pafat i Boyes. Wesley mbylli historinë në minutën e 92, për një fitore të ditur e shumë të thjeshtë për Villans.

Me shumë mundësi Aston Villa nuk i kishte rastisur kurrë të përballej me një Liverpool kaq të dobët. Motivi ishte i ditur, duke qenë se në Villa Park u prezantua një version i të rinjve të Liverpool, duke qenë se titullarët e Jurgen Klopp janë në Qatar për të përgatitur sfidat me Monterrey e (me shumë mundësi) Flamengo për tu shpallur kampionë bote. Mjafton të përmendësh që edhe Klopp ishte zëvendësuar në pankinë nga Neil Critchley, për të kuptuar cfarë serioziteti kishte ndeshja.

Në fushë zbritën vetëm të rinj e shiritin e kapitenit e mbajti Pedro Chirivella, “veteran” i skuadrës, vetëm 22 vjec e gjysëm. Shumë e thjeshtë për ti mundur e për të shkuar në gjysëmfinalen e një turneu, që megjithatë është zyrtar në Angli. Katër gola në 45 minutat e para dhe një në shtesë, në një ndeshje që me shumë mudnësi do të kishte më shumë kuptim të luhej në një moment tjetër, duke evituar që një skuadër djemsh të rinj të turpëroheshin në mënyrë kolektive, gjë që nuk e meritonin, aq më tepër që përfaqësonin Liverpool e lavdishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *