• |
ide | kryesore

Reagon Isa Mustafa: E vërteta e negociatave nuk është siç thotë Albin Kurti

Lajme, Të fundit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur menjëherë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para disa orësh njoftoi se dështuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje me LDK-në para seancës për konstituimin e Kuvendit. Por, Mustafa shkruna në mesazhin e tij se negociatat nuk kanë dështuar. Ai thotë se “në fakt ka dështuar strategjia e VV-së, që sipas kreut të LDK-së, kishte synim t’ia hidhte fajin partisë së tij”.


“Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, – thotë Mustafa.


“Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shumë, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja.

Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mandatin në 6 tetor, për një deputet më shumë se LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, e ka marrë për ta larguar PAN-in e jo për ta sfiduar LDK-në” – thotë Mustafa që ndalet edhe te çështja e debatuar se kujt do t’i takojë Presidenti i ardhshëm.

“Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.

Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore. Vetëvendosja ka filluar ta kuptojë këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet” – thotë Mustafa që e mbyll me një sfidë.

“E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja. Ne jemi gati për negociata” – thotë Mustafa. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. E vërteta ashtu qënka, ju doni përveç gjysmës së qeverisë edhe kryetarin e kuvendit dhe presidentin. Jo vetëm për një parti që ka fituar 15mijë vota më shumë dhe ka dalë në vend të parë por dhe sikur të kishte marrë 1 votë më shumë marrja e dy posteve më të rëndësishme pas kryeministrit është më shumë se e tepërt. Duke patur parasysh që qytetarëve të Kosovës u nevojitet një qeveri sa më shpejt dhe të vonohet sepse LDK do që të vendosë që tani marrjen e postit të presidentit pas 2 vjetësh është për mendimin tim kriminale. Nuk e kuptoj si Isa Mustafa ka fytyrë të dalë e të thotë kemi dalë gati njësoj kur partia tjetër ka fitu, dhe po ja japim kryeministrin po duam Kryetarin e kuvendit dhe Presidentin. I kujtoj Mustafës që Hillary Clinton fitoi 4milion vota mos shumë por Trump fitoi kolegjin elektoral dhe u shpall fitues.

  2. Filluan keta te lapsit te ti fusin ne ‘ vllavrasje ‘ dhe politikanet ne kosove tani ?
    Shikoni tani kur te dalin perkrahesit e te dy kraheve politike dhe te shajne me liber shpie kundershtaret neper portale .
    Natyrisht dhe keta te Lapsit sie gjithmone do bejne ato ‘ ANAL-IZAT ‘ e tyre te pashembullta sipas intereset te tyre ,, kuptohet.

      1. O ti i paymer.
        Po ti shikoje qe ne titull qe duan vetem te percajne.

        ” E vërteta e negociatave nuk është siç thotë Albini”’ .
        Pra Albini po thote te pa verteta. Pra i del qe Albini qenka genjeshtar.

        Lexoje mire ne portale te tjera ate qe ka thene Isai dhe do kuptosh qe ai nuk ka dashur te thote kete gje…. por keta shkerdhatat e lapsit nxjerrin ‘ esencen’ e lajmit sic ju do bytha.

  3. Arithmetika eshte fare e thjeshte.
    Portofoli i kryeministrit nuk mund te jete pjese e bisedimeve LVV-LDK, sepse ate e ka percaktuar zgjedhesi per LVV. Portofolet e tjera mbeten objekt i bisedimeve.
    Ndarja e portofoleve ministrore 5:5 mund te konsiderohet leshim i LVV, pasi si parti e pare mund te kerkonte lirshem nje portofol me shume.
    Krytari i kuvendit per LDK, do ishte konform rezultatit te zgjedhjeve vendim serioz(1)
    Portofoli i presidentit, ne respekt te pushteteve te tjera, nuk duhej te ishte objekt i marrveshjes se tanishme.
    Nese bien dakort per modalitetet e perzgjedhjes dhe premisat e figures se presidentit te ardhshem do te ishte e tolerueshme, por jo me tej.

    (1) zgjedhja e krekuvendorit nga LVV, mbetet, sipas mendimit tim, rrjedhoje logjike ne mungese te nje marreveshje, pasi rrezikohej te deshtonte konstituimi i struktures shteterore, dhe nje ere e re nuk mund te niste me deshtim. Ne kushtet e reja mund te shkohet me tej qe propizimi i presidentit ti lihej LDK.

    Palet nuk duhet te harrojne se LDK dhe figurat qendrore te saj kane qene disa here ne pushtet dhe jane bashkpergjegjese per gjendjen e deritanishme. Nuk ben sens qe ata te sillen si pishtare te politikes se re, duke perdorur fytyra te reja, te cilat nuk udheheqin bisedimet dhe skane fuqi vendimmarrese ne LDK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu