• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson tregon për intimitetin në shtrat me partnerin

Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson bën pjesë në grupin e këngëtareve aspak të turpshme kur vjen puna e pyetjeve personale. Në intervistën e fundit, gjatë “Ask Me Anything”, ajo u pyet rreth rutinës së mbrëmjes dhe gjejeni ç’përgjigje dha?

Clarkson doli drejt e në temë dhe na tregoi për jetën seksuale me bashkëshortin,  Brandon Blackstock.

“Cila është gjëja e fundit që bën çdo natë para se të flesh?”- ishte pyetja naive. Ndërkohë që prisnin që ylli i “Because of You” të na fliste për kremrat, maskat apo ndonjë serial, u përgjigj:

“Kam qenë single për shumë vite. Kam fëmijë dhe para se të fle bëj atë që bëjnë njerëzit kur duan të bëjnë fëmijë. Kjo s’është gënjeshtër dhe s’ka asgjë të çuditshme. Eshtë super natyrale.” Çifti u matuan në 2013-in dhe janë prindër të dy djemve, 5 dhe 3 vjeç.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Clarkson flet hapur në lidhje me seksin. Në 2017-ën, ajo tha se ndihej me fat që më në fund kishte gjetur dikë për të cilin ndjente pasion dhe që mund ta kalonte në shtrat gjithë ditën me shumë dëshirë. “Të them të drejtën, s’kam ndjerë kurrë tërheqje seksuale me dikë tjetër ashtu siç ndjej me të. Nuk dua të them diçka për ish-at e mi, por secili është ndryshe. S’isha ndjerë kurrë kështu në jetën time. Ai ka diçka shumë të veçantë.”- u shpreh këngëtarja për të shoqin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *