• |
ide | kryesore

Tottenham, tërheqje muskulare për Kane: nuk dihet ende sa do të mungojë sulmuesi

Sport



Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka pësuar një tërheqje në muskulin e majtë të tendinës së gjurit, gjatë humbjes 1-0 përballë Southampton. Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez, pa dhënë në fakt detaje në lidhje me kohët e rikuperimit të kapitenit, por duke bërë të ditur se “personeli ynë mjekësor do të vazhdojë të mbajë nën kontroll dëmtimin e lojtarit, me trajtimin e nisur”.

Për Jose Mourinho, 2020 nuk nisi në mënyrën më të mirë me humbjen kundër Southampton, por edhe turpërimin që pësoi, me tentativën e spiunimit të teknikut kundërshtar. E sikur të mos mjaftonte erdhi edhe dëmtimi i sulmuesit kryesor të skuadrës, që do të humbasë të paktën tre javë para se të kthehet në fushë. Zgjidhja e vetme për Special One është interpretimi i qendërsulmuesit nga Son.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *