• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Kovacevic, Raul Bravo mbrohet: “Netflix është hiç, para këtij filmi”

Sport



Lajmi se atentatin për vrasjen e ish-sulmuesit të Juventus, tani drejtues i Olympiacos Darko Kovacevic, e kishte porositur ish-shoku i skuadrës Raul Bravo krijoi shumë zhurmë. Spanjolli ka qenë i përfshirë në Operacion Oikos, një skandal i basteve gjatë 2016-2018 në Spanjë. Revista Telegraf e ka bërë protagonist në ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë dhe spanjolli i është përgjigjur akuzave përmes Radio Marca.

Një histori shumë absurde për të qendë e vërtetë. “Këto gjëra nuk më krijojnë probleme, por familja ime lexon këto budallallëqe dhe vuan. Më ka telefonuar Darko për të më pyetur si jam dhe më ka siguruar se e konsideron atë që është publikuar një absurditet. Kemi ndarë banesën bashkë dhe kemi një raport të mirë. Netflix është asgjë në krahasim me filmin që dikush po bën me këtë histori”. Po përse doli në skenë emri i tij? Raul Bravo mendon se është cështje sensacionalizmi: “Një revistë skandalesh serbe nxjerr këtë lajm të pabesueshëm dhe është e sigurtë se unë kam urdhëruar ti qëllojnë Kovacevic. Por ajo që nuk shet nuk vlen dhe të shkruash se doja të vrisja Darkon shet më shumë”.

Kovacevic, sipas asaj që thotë spanjolli, është zbavitur nga idea që ish-shoku i tij mund ta donte të vdekur. “Në shtëpinë time janë pak të shqetësuar, por unë e dija se Darko do të qeshte kur të lexonte lajmin”. Mbi motivet e agresionit, Raul Bravo nuk ka asnjë ide, ashti si Kovacevic. “Nuk është futur kurrë në telashe e nuk di përse i ndodhi kjo. Duke e njohur, mendova që ishte tentativë vjedhje. Nuk e imagjinoj dot se mund të duan ti bëjnë keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *