• |
ide | kryesore

A ikën Basha po humbi prapë?

-Instant, 1, Ide

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përgjigjur një pyetje të thjeshtë: Nëse i humbet sërish zgjedhjet, a do japësh dorëheqjen?

Lexo më tej:

Basha refuzon të përgjigjet se ç’do të bëjë nëse humb sërish zgjedhjet (video)

Pika që ne na bëri përshtypje ishte jo vetëm virtuoziteti i Bashës për ti dredhuar çështjes, por edhe këmbënguja e tij për të lënë të kuptohet se kush e ngrinte këtë pikëpyetje normale, i shërbente axhendës së Ramës.

Kjo lloj konspirativizmi i qëllimshëm i liderit demokrat me sa duket ka lënë gjurmët e tij edhe te një pjesë e militantëve naivë të opozitës. Në komentet përbri shkrimit (shiko poshte) dhe në reagimet në inbox, nuk ishin të paktë ata që shkruanin se problemi nuk ishte dorëheqja e kryeopozitarit, por largimi i kryeministrit që ka instaluar një pushtet absolut.

Pikërisht, për të demontuar propagandën e Bashës, por edhe për të sqaruar ata opozitarë të sinqertë, kjo polemikë duhet sqaruar njëherë e mirë.

Fakti është se sot ekzistojnë dy grupime të cilët janë kritike me Bashën. Duhet pranuar se të parët nuk janë, as të vërtetë dhe as të sinqertë. Ata e bëjnë këtë për ti shërbyer pushtetit, si mënyra e fundit që u ka mbetur për të mbrojtur diktaturën karikaturale të Edi Ramës. Qëllimi i tyre është të përçanjë, të shuajnë, të dekurajojnë opozitarizmin. Në këtë kuptim ata janë thjeshtë lehaqenë me pagesë të regjimit.

Por, ekziston edhe një grupim i dytë, që nuk i kursejnë asgjë shefit të opozitës, për arsye krejtësisht të kundërta. Aspak se duan të ndihmojnë Ramën, por se e shohin të pa aftë, të pa vendosur dhe jo koherent në misionin për ta larguar atë.

Prandaj edhe pyetja nëse do të mbajë përgjegjësi po dështoi edhe këtë herë, është një e drejtë mëse legjitime e këtij grupimi.

Arsyet për këtë janë të shumta.  

Që prej qershorit të vitit që shkoi, Lulzim Basha ka bërë një kthesë 180 gradë. Ai braktisi protestat. Ai u tërhoq nga prishja e zgjedhjeve. Ai u zbyth nga premtimi për të mos dorëzuar forcërisht bashkitë. Ai u ul në tryezë për të negociauar me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin. Ai po lë përshtypjen e gënjeshtërt, se vendi do të shkojë shpejt drejt zgjedheve të reja të cilat do të sjellin fitoren e opozitës.

Të gjithë këtë mbrapaktheu të paimagjinnueshëm kreu demokrat e ka justifikuar me faktin se djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore e arritën qëllimin e tyre për diskreditimin lokal dhe ndërkombëtar të Ramës, duke lënë të imagjonohet se të gjithë këta faktorë do ta bëjnë të pamundur një vjedhje tjetër të zgjedhjeve prej tij.

Kjo logjikë mezi mbahet në këmbë.

Edhe gjatë kohës së çadrës Basha pretendonte se e kishte arritur diskreditimin e Ramës. Ai e detyroi atë fillimisht të largonte nga kabineti Saimir Tahirin dhe Ilir Beqen (e paimagjinueshme deri në ato momente) dhe pastaj të dorzonte tek opozita gjysmën e qeverisë. Por të gjithë e kujtojmë se asnjë nga këto lëshime nuk e pengoi Rilindjen të bënte kërdinë mbi votat, madje të grabiste edhe më shumë se sa i duheshin për ta mbajtur timonin e vetme.

E njëjta gjë po përsëritet përsëdyti, këtë radhë jo në mënyrë tragjike, por qesharake.

Ndërkohë që opozita ka ulur në tryezën e bisedimeve njerëzit e saj, për tu përleshur se ku duhet vënë presja në nenet e reja të kodit zgjedhor, Rama po tenton të shkarkojë presidentin, të mbyllë mediat online, të vërë gjithë të preferuarit e tij në krye të institucioneve të drejtësisë së re dhe të mbrojë me të njëjtin pathos milionat e koncesioneve që e lejojnë të ndajë gjithë pasurinë e këtij vendi me oligarkët.

Nëse këto janë sinjale që të bëjnë të mendosh se gjendja po përgatitet për zgjedhje të lira edhe të ndershme, po atëherë strategjia e Lulzim Bashës është e drejtë.

Nëse nenet që do shtojnë në kod Bylykbashi dhe Vasili, do të pengojnë gjithë këtë katrahurë, po atëhere strategjia e Lulzim Bashës është ajo e duhura.

Bojkoti i emisioneve TV/ Ku ka humbur Lulzim Basha?

Në fakt nuk është kështu. Ndaj për të fashitur këto kontradikta kreu i PD po e gënjen popullin opozitar si indianët me pasqyrat, duke u treguar dy « dhurata » të pavlera. Së pari se zgjedhjet do të jenë të parakohshme dhe së dyti se, ato do të mbikqyren nga një qeveri teknicienësh pa Ramën kryeministër.

Aq fort po propogandohen këto dy nocione, sa po u shiten njerëzve si një fitore më vete. Por, me thënë të drejtën, as fakti i pasigurtë se zgjedhjet do të mbahen para qershorit 2021, as tjetri se për disa ditë Rama do të nxirret jashtë zyrës, nuk janë garanci që mund ta pengojnë makinerinë Rilindase, të progarmauar për të grabitur, që të kryejë punën e saj.

Prandaj për këtë, strategjia e Bashës e mbështetur mbi hipotezën se qasja radikale e mbolli farën e saj dhe tani është koha për të korur frytet në tavolinë, është një rrugë e rrezikshme për opozitën.

Nisur nga këto risqe, shumë nga ata që e duan Ramën të larguar një orë e më parë, për të gjithë të këqiat që i ka bërë këtij vendi, i ngrejnë një pyetje Lulzim Bashës : Nëse gabohesh në bastin që ke vënë, a ka kuptim të drejtosh më opozitën?

A ka sens që një drejtues ndërmarjeje që e çon atë drejt falimentimit, një trajner skuadre që e zbret atë nga kategoria, një kapiten anijeje që e fundos atë, të vazhdojë të injektojë besim tek trupat që drejton ?

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

Nëse Lulzim Basha mendon vërtet se ka zgjedhur rrugën e duhur, nëse është i bindur  se në momentin që ka vendosur për uljen në tryezë dhe rifillimin e paqes, i ka reduktuar mundësitë e Ramës për të vjedhur, ai duhet të ketë guximin të thotë troç, ashtu sikurse Berisha në 2005 : « Po humba, largohem ».

Në këtë mënyrë do të ngjallte besim, do ti jepte edhe siguri të vetëve.

Duke bërë të kundërtën, si në intervistën e fundit, duke iu shmangur banalisht kësaj dileme kruciale, ai fatkeqësisht shpërndan vetëm pesimizëm.

Ai tregon se është i pasigurtë në bastin që ka vënë, ndonëse dikur e ka pohuar me gojjën e vet, se nëse Rama e gënjen për së dyti, turpi do të jetë vetëm i tiji.

©Lapsi.al

39 Comments

  1. Bushat shkrimi eshte I drejte,por Jane gjera shume te konsumuara dhe duket si loje.
    Basha nuk te jep asnje ndjenje te fitimtarit ,pervecse te te humburit.
    Basha I “shpetoi” burgut per Pak dhe falenderon ATE qe e shpetoi.Diku ka nje mareveshje ,te fshehte dhe te larget.Basha nuk e ka karakterin e fituesit me gjoks,por te qylit me tavoline.
    Basha pret ta heqin ose do vetehiqet,por ka frike burgun.

    1. Me llogjikën e kësaj pyetje i bie që gjithë gazetarët që kanë bërë opozitën kritike dhe e kanë telendisur Ramën për bëmat e tij, nëse ky i fiton zgjedhjet përsëri, duhet të japin dorheqje nga gazetaria.

  2. Një analizë aspak e ndershme dhe e paanshme, por jo e paqëllimtë si frymëzim i Patozit duket.

    1- Basha dhe Opozita nuk po veprojnë në kushte normale politike që të gjesh arësye ta akuzosh për mungencën e koherencës në veprimet e tyre, veprime që diktohen nga kushte politike shumë shumë ekstra normale të një opozite të dhunshme dhe të pamoralshme e sidomos të edvinit, monstra e imoralitetit të të gjitha formave e llojeve.

    2-Basha luftohet jo vetëm nga edvini dhe skota e ndyrë e rilindasve dhe e socialistave, por edhe nga pothuaj të gjithë ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e jashtë saj, që edvini i ka futur në xhep.

    3- Basha luftohet më keq se nga edvini dhe rilindasit, prej rreth 90% e gazetave dhe portaleve të lidhura me interesa që dihen me rilindjen.

    4- Basha luftohet edhe nga ishët e PD të cilët janë edhe më të këqinjtë sepse mendojnë vetëm për privilegjet e humbura dhe jo për gjendjen katastrofike ku e ka çuar edvini Shqipërinë.

    Prandaj të gjesh shkak për të bërë analiza kaq të holla, gjasme se të dhimbset Shqipëria e opozita, por në fakt bën të kundërtën, sepse në një analizë korrekte përmenden ANËT POZITIVE krahas ANËVE NEGATIVE, dhe pastaj del në përfundimet e tua, por Bushati nuk përmend as edhe një anë pozitive Bashës duke përmendur vetëm ato dyshime që i thonë kundërshtarët e tij.

    Basha ka mbase vetëm një gabim: Edvini rrëzohet vetëm me dhunë, kur ta kuptojë këtë dhe të ketë edhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë rrugë dhe nqs ai nuk vepron atëhere i meriton dyshimet e ngritura nga ata që e luftojnë jo për parime por për interesa të ngushta individuale privilegjesh.

    1. Po nxire koken nga bytha e Sales dhe kupto qe Bushati po thote vetem nje gje. U ule ne tryeze me Ramen, megjith ca na ke thene. Po nuk fitove a do ikesh?

      1. Kokën unë e mbaj tek familja ime o idiot militant i kujtdo partie qofsh.

        Unë nuk ia kam pasë nevojën as Salës, as Fatosit e askujt.

        Punoj e marr rrogën për punën që e bëj prej 30 e më shumë vitesh, nuk kam blerë diplomë as nuk jam gjysëm i arsimuar si puna jote e disa plehrave të tjerë parazitë që u mbajnë si çera partitë dhe ju shpërblejnë paaftësinë tuaj me paratë e shqiptarëve të ndershëm.

        1. Basha nuk fitoi zgjedhje kur ishte nr 2 i PD’se. I humbi prap edhe kur kishte gjysmen e qeverise (a te kujtohet cadra?) humbi dhe dy zgjedhje vendore. Humbi edhe ato ne PD duke shtyp karta per gjithe noten.
          Tani pyetja eshte e thjeshte dhe direkte: A duhet te mbaje Basha pergjegjesi nese deshton.
          PO apo JO?
          Une them qe po. Tani, kush eshte militanti nga ne te dy?

          1. Duket se ti je militanti sepse i njihke me hollësi detajet politike të PD.

            Prej injorancës së militantëve si ti, që doni më shumë privilegjet e fituara me militantizëm e jo me aftësi e integritet profesional Shqipëria është zhytur në këtë gjendje.

            Në këtë situatë të diskutosh se çfarë do të bëjë Basha nqs nuk fiton zgjedhjet, duke vënë në pykpyetje diçka që vetëm injorantët e militantët e sëmurë që nuk u pritet të rrimarin privilegjet nga PD janë gati ta shkyejnë Bashën për të siguruar edhe ata si rilindasit për 8 vjet këto të mira që vijnë nga militantizmi.

            Zgjedhjet e 30 qershorit ku me fallsifikime shifra e pjesëmarjes arriti me zor 21%, ishte dhe mbetet për çdo njeri me 2 pare mend në kokë që edvini nuk mund të marrë një mandat tjetër nqs zgjedhjet do të jenë të lira.

            Prandaj edhe Basha nuk ka dhënë përgjigje se të diskutosh diçka që u duk qartë më 30 qershor është ose naivitet ose poshtërsi.

            Sot Shqipëria është në gjendjen më të keqe në këta 30 vjet, jo Basha por edhe një kryetar i një partie më të vogël se PD do të jetë shumë më i denjë se i padenji edvin langaraqi hajdut ordiner dhe budalla që nuk e kupton se do të ketë një herë të parë që do të ndëshkohet një funksionar i lartë politik për veprimet e veta kriminale me pushtetin.

            Askush me mend në kokë në Shqipëri nuk dyshon se ky person është edvin monstra.

            Nqs nuk do të ndodhë kështu ose diçka e përafërt ky vend nuk mund të ngrihet më.

            Nuk ma merr mendja që USA dhe Europa të mos jenë të intersuar për të vendosur në Shqipëri institucione demokratike të denja për një vend anëtar të NATOS.

          2. Mire. Une jam militant i pashprese. Edi Rama eshte langaraq hajdut i paafte. Basha dhe cdo kryetar i cdo partie te vogel do ishte me i afte se Rama.

            Tani qe i sqarum kto gjona po e boj prap pyetjen njimilionshe:

            A kane te drejte demokratet e tjere (jomilitante e te pashprese si puna ime) qe te kerkojne pergjegjesi kur kryetari nuk prodhon rezultat?

    2. Pergezime per analizen. Pikerisht kete nuk kuptojne bushatet, loqebushatet dhe te gjithe ata qe mbeshtetin te tilla analiza te anshme. Qe sot nuk operohet ne kushte normale politike si ne kohen e Nanos apo Berishes ne pushtet. Sot vendi po perjeton sa terthorazi po aq edhe drejtperdrejte autoritarizmin e Rames dhe pragdiktaturen e tij korruptive. Asnjehere si me pare vendi nuk ka qene i zhytur nen kthetrat e krimit te organizuar politik me pjesmarrjen aktive te nderkombetareve sehirxhinj perkundrejt fenomeneve negative qe perjeton Shqiperia, jeta e saj politike, ekonomike dhe shoqerore. Ketu i gjithe halli i idioteve eshte te largohet Basha po vari teneqen te keqijave qe i ben vendit cdo dite qeveria psiko-anormale e Rames. Ketu s vlen me as kushtetuta e as shteti ligjor. Cohet dikush e mund te te sekuestroje pronen pa te keq. Keta qe propagandojne antilulin duke thene : po iku Rama kush do vije? Nje pyetje kam: po iku Luli kujt do i kunderviheni per te mbajtur ne pushtet Rame qenin dhe antishtetin e tij antiligjor, antikushtetues, pa gjykata, pa president dhe me anetare ushtare institucionesh shteterore???

  3. Mendon se ky eshte problem i ketij vendi z.Bushati ? Mendon se nese iken Basha problemet zgjidhen ? Problemi i ketij vendi eshte nese ja vlen te jesh i ndershem ? Nese ja vlen te jeshe i mire ? Nese ja vlen te jeshe i sinqert ? Nese ja vlen te kundershtosh dhe ta luftosh me force kete kaste politike me kete shkalle mafioziteti dhe padrejtesie qe e ka kapluar ? Problemi i ketij vendi eshte shume e shume me i thelle .
    Shikoni drejtesine , ne vend qe te denoje ata qe jane kriminela , ata qe vjedhin , ata qe jane pasuruar me gjakun e ketij populli denon fukarain , denon ate qe nuk ka perkrahje , denon ate qe eshte i drejte , denon ate qe ka kundershtuar padrejtesite . Shikoni KLSH-ne qe ne vend te denoje Kryetaret e Bashkive (drejtor drejtorish,ministra etj) qe firmosin e vulosin vjedhje nga me galopante , akuzon per “mosveprim” nenpunesin qe ka kundershtuar te firmose keto vjedhje . Pra , a ja vlen te jetosh ne nje vend me kaq shume padrejtesi ? A ja vlen te luftosh ne nje vend ku mafien e bene vete shteti (pozite +opozite) ?
    Çfare po kerkojme nga shtetaret ne z.Bushati ? Asgje me shume sesa drejtesi , respekt dhe mbrojtje nga ky shtet . Dhe ne realitet ç’fare marrin ne kembim ? Padrejtesi , perbuzje dhe dhune .
    Po te beje nje sfide ty z.Bushati dhe kujdo Shqiptari . Me thoni nje fushe te jetes ku gjerat ketu shkojne ashtu si duhet dhe une ju kerkoj falje me perulesi . Me thoni sikur nje gje te vetme qe ne kete vend shkone mire dhe une serish do te kerkoj falje .
    I kenduam beses dhe trimerise dhe themi shtate hile dhe nje trimeri . Flasim per njeriun e mire dhe themi me thuaj me ke rri dhe te them kush je . E rrahim dhe e denigrojme fukarane dhe te vobektin dhe i themi ai qe te rreh te do . Lavderojme sinqeritetin si virtyt pastaj themi vetem budallai eshte i sinqert etj etj .
    Prandaj z.Bushati nuk eshte problemi nese iken apo jo z.Basha nga pushteti po humbi zgjedhjet , problemi eshte çdo beje Basha apo ai qe vjen pas tij per te miren e ketij populli . Problemi eshte nese do ti themi stop se keqes dhe marrezise kolektive qe na ka kapluar ? Problemi eshte se a do veme mend ndonjehere apo do ecim kuturu si gjithmone . Problemi eshte nese do ti veme ndonjehere pikat mbi “i” si gjithe bota apo do vazhdojme e kesaj çemdurise tone kolektive ? Problemi eshte a do behemi ndonjehere njerez apo do vazdhojme kafsherine tone ne ket xhungel te pafundeme ? TUNG

        1. O idiot jep ndonjë argument për shkrimin e leri batutat me filma e tituj librash si edvini.

          Basha është kryeministri i ardhshëm prandaj ju djeg militantëve parrazitë se do tju ngelin në fyt paret e marra me militantizëm rilindas.

          1. TI DO TA DOJE NJE KRYEMINISTER TE TILLE ME KOMPETENCA SULLTANI? NESE PO ATEHERE THJESHTE PO ZEVENDESOJME NJE MASKARA SI RAMA ME NJE MASKARA TE ARDHSHEM . PRANDAJ NUK ESHTE ÇESHTJE MILITANTIZMI POR ÇESHTJE DEMOKRACIE . TE GJITHE DUAM QE TE IKE PALLOSHI 2 METROSH POR PA NDRYSHIME THJESHTE DO B4EJME RROKADE PALLOSHASH DHE NE DO MBAJME KKKKKK PERSERI NE BYTHE .

  4. Nuk i qenka përgjigjur pyetjes së një gazetareje Basha se a do të ikësh po të fitojë përsëri Rama, e ky na qenka problemi akut i shqiptarëve.
    E para e punës, a mund të na e thotë Bushati se cili politikan i opozitës i duket “më i aftë se Basha” ?.
    Mos e ka mendjen tek Qorri apo tek Blushi ?
    Apo mos qenka ndonjë Patoz apo Kullur ?
    Thua vërtetë se Bushatit ti jetë mbushë mëndja që në krye të opozitës të vijë ndonjë nga ata që përzgjodhi Rama si deputetë “opozitarë” në Kuvend ?
    Nga mënyra si shtron Bushati në këtë shkrim, problem na qenka se “të gjithë” nuk e dashkan Bashën, e për “inat” të tij do të zgjidhkan përsëri Ramën.
    Një formë po aq e djallëzuar e mender me thënë “ripjelljes” së krimit që ka sjellë ERTV e mediat dubluese të tij, për të zhvlerësuar liderin aktual të opozitës e për ti ngjallur shpresa Ramës.
    A nuk është si shumë e nxituar kjo pyetje që i bëhet Bashës vetëm me “nëqoftëse” ?
    A nuk do të ishte më mirë që të prisnim se çfarë do të bëjë “drejtësia e reformuar” ?
    Nëse ajo për këto muaj do të bëjë vetëm një vërrë në ujë , e opozita do të vazhdojë “bisedimet” për reformë z, gjedhore, atëhere po.
    Të gjithë shiptarët që ju ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Ramës e të gjithë gazetarët e analistët që nuk e honepsin ate si një politikan të pakoregjueshëm, ti bëjnë thirrje opozitës që të nisë menjëherë protestat e fuqishme.
    Fakt është se opozita po zbaton të vetmin kusht që i ka vënë asaj Bundestagu gjerman, bashkëpunimin për të bërë reformën zgjedhore.
    Por veç këtij kushti, janë edhe 8 kushte të tjera që i përkasin ti plotësojë mazhoranca e drejtësia.
    Deri tani mazhoranca është marë vetëm me ndëshkimin e juristëve që rezultojnë nga vetingu si të korruptuar e Bundestagu ka kërkuar edhe hetimin e ndëshkimin e tyre.
    Por edhe këtë kërkesë të Bundestagut, Rama e ka marë sëprapthi.
    Ai e ka interpretuar sikur i kërkohet qeverisë që me të ashtuquajturën KÇK të bëjë gjuetinë e shtrigave ndaj prokurorëve e gjykatësve që nuk i binden diktatit të tij, kur këtë duhet ta bëjë vetëm një sistem i ri i pamvarur i drejtësisë.
    Ka sigurisht mjaftë juristë të korruptuar që vetingu i nxorri jashtë profesionit e që duhen ndëshkuar, por ama ka edhe juristë që KLP e trupat gjyqësore të saj, i nxorën jashtë listave me veting selektiv, vetëm se nuk i vijnë për mbarë Edi Ramës.
    A mos mendon ndokush se këta të fundit nuk do ta ndjekin të drejtën e tyre deri në Gjykatën e Strasburgut ?

  5. Tani jam krejtesisht i bindur qe djegja e mandateve dhe moshyrja ne zgjedhjet lokale u be vetem per te shpetuar karriken apo fytyren e Bashes. Thjesht kercenimi me mos-hyrje ne zgjedhje nuk shkonte me sepse u konsumua, keshtu qe duhesh bere dicka me radikale se mos-hyrja dhe u vendos djegja e mandateve. Sipas logjikes se Lulit justifikimi se m’i vodhi Rama mund te mbaje nje here ne 4 vjet, por jo nje here ne dy vjet, keshtu qe djegim mandatet per te minimizuar faktin qe nuk po hyme ne zgjedhjet lokale dhe presim zgjedhjet e ardhshme qe Luli ne fakt lutet mos vijne kurre.
    Me pak fjale, ky nuk ka besim tek fitorja, por thjesht shtyn ditet ne ate post, me shpresen e vaket se Ramen do e vrasi pluhuri apo neveria prej Fred Pezes.

    1. Ti me nje te qifsha kaloke 6 shekuj . prandaj edhe jemi ne kete gjhendje sepse secili mendon per vete dhe ne rastin me te pare qe i jepet behet hajdut .

  6. Medet halli per kete opozite dhe lider opozite qe na ka rene per pjese! Ne kete situate te katranosur politike, me nje qeveri te paafte, te korruptuar edhe te kriminalizuar. Ne akoma nuk jemi te sigurte nese ky opozita me ne krye kete fodullin eshte vertet zgjedhje me e mire. Jo me kot kane mare rruget shqiptaret, fatkeqesisht i kane vdekur edhe shpresat…

  7. O Bushat, ne momentin kur Shqiperis po perjeton ditetet e saja me te kqija ne te gjitha sferat e jetes shoqerore nga keqeverisja e nje KM skajshmerishte te papergjegjshem, te mirresh me pune fallxhores, lere qe eshte e pandershme por edhe budallallek shembullor.

  8. Sistemi politik ne Shqiperi eshte Semi Protektorat Kleptokratik. Nuk kam parasysh me kete ndonje metafore apo ndonje hiperbole parrullore por nje mendim te sakt induktiv. Ne kete sistem pak rendesi ka si numerohen votat apo si eshte i perbere parlamenti apo sa parti opozite ka e kush jane udheheqesit e tyre, a eshte liberal apo autoritar etj. Ndryshe nga ndonje vend tjeter kleptokratik te ndonje kohe tjeter a sote, ne jemi dhe gjysem protektorat gje qe e shkaterron cdo mundesi per zhvillim kombetar, sepse te qenit protektorat legjitimon sistemin akoma me shume, dhe ben qe te ndermeren dhe akte anti kombetare ne sherbim te te tjereve. Kleptokracia ne fakt me shume se nje sistem i miremenduar eshte mungese vlerash parimesh dhe idesh. Prsh po te shohesh si miratohen ligjet ne Shqiperi ka dy parime o imponohet nga patronet e protektoratit (“nderkombetaret”) o ka fitim te mirefillte financjar per politiken. Ne kleptokraci ligjet kane qellimin vetem pasurimin sa me shpejte aq me mire, asgje tjeter smeret parasysh as cenimi i integritetit te vendit as siguria as mireqenia dhe rritja ekonomike e doemos as parime apo ideologji te mirefillta sic ndodh ne Komunizem apo ne Demokraci Kapitaliste. Cdo diskutim a hiken Basha a vjen, Rama ik apo Rama rri eshte e kote ne kete kontekst pasi ska fare rendesi. Fakti qe si njeri ashtu dhe tjetri supozohen te majte apo te djathte dhe skane asnje gje te perbashket as me te majten e as me te djathten tradicjonale neper bote, eshte treguesi me i sakte se cfare idelogjie ndjekin keta. Kush e sheh kete ne kete menyre padyshim qe do te alarmohet per te ardhmen tone, pasi keta me pangopjen, babezine, e injorancen e tyre kane rrezikuar dhe vete ekzistencen e Shqiperise dhe kombit Shqiptar.

    1. Hallal . Shkrim i goditur . Ndryshimet duhen patjeter , ndoshta nuk zgjidhin gjithçka , por do te ishin nje hop cilesor per demokracine tone te brisht .

      1. Nëse Bushati apo patatapat dalin me një CV të tyre jetësore e politike e njëkohësisht krijojnë një parti të re të djathtë të modelit perëndimor (të majtën e provuam me Enver Hoxhën 47 vite e me Edver Ramën 18 vite) , pse jo, le ta provojnë shqiptarët që të qeverisen nga këta politikanë të rij.
        Por kjo ideja e luftës kundër “protektoratit” për një Shqipëri sa një lagje e New Yorkut, po më duket si ide që e përjetuan shqiptarët për 47 vite.
        Ne shqiptarët duhet ti lutemi perëndisë që perëndimi e BE të mos dominohet nga politikat e majta , por nga një e djathtë e moderuar.
        Sa më larg ekstremeve të djathta e të majta se përndryshe mund të realizohet parashikimi i OKB që Shqipëria në vitin 2100 do të ketë 512 mijë banorë

        1. TI KUJTON SE JETON NE NJE SHTET ME 200 VJET DEMOKRACI ? NE NUK JEMI PROTEKTORAT , MAGARI TE ISHIM , KETA BEJNE LEKAKULON ME PERENDIMIN PER TE MBAJT PUSHTE DHE TE VJEDHIN REHAT .KETYRE NUK U RRUHET PER ASNJEGJE PERVEÇXHEPIT TE TYRE , KETYRE MILETI JU DUKET SI NJE TUFE MILINGONASH .

  9. Do i ki si çeçua ky bash bir bushtre po humbi . Ne duam te heqim ramen por nese populli nuk beson as tek basha atehere ai do ik si kelysh i rrahur me dege thane . E keqja eshte se ne nuk fitojme asnjegje

  10. Mendoj se problemi qe trajton Bushati qendron. Para zgjedhjeve te 2005-es, e njejta pyetje iu be Berishes dhe pergjigja e tij ishte qe do lergohej pasi nuk e besonin. Basha do duhej te kthente pergjigje pasi PD eahte e Shqiperise dhe jo biznes privat i Bashes. Ky vend ka afro 7 vite qe vetem vidhet pa u bere asnje pune dhe me huate e reja qe do marre qeverija, borxhi i brendshem do shkoje afro 92%. Ku shkojne keto para? Jo per gje por investime nuk kemi pare keto kohe. Kete duhey ta shpjegoje qeverija e cila po e con vendin ne gremine dhe po e kthen ne nje qender azilantesh te huaj. Kemi arritur ne ate pike sa te punesohen njerez qe ikin nga vendet e tyre nderkohe qe mesatarisht per pak me shume se nje ore, dy shqiptare largohen pergjithmone nga vendi. E kujt eshte pergjegjesia? Zakonisht faji bie mbi qeverine dhe eshte e padiskutueshme, por mendoj se nje pjese e fajit bie dhe mbi opoziten dhe mbi liderin e saj qe mbetet vetem ne kuadrin e denoncimeve. Sa per nderkombetaret, ata jane me me te fortin, kjo dihet. Ama nese Basha la frike, nuk mund te jete me i forti pavaresisht se shqiptaret ne mazhorance dermuese duan largimin e kesaj qeverije. Basha ose duhet te marre persiper pergjegjesite (para shqiptareve, jo para nderkombetareve) ose duhet t’i leshoje vendin dikujt tjeter qe i merr keto pergjegjesi.

  11. JAM SHUME DAKORT ME ARGUMENTIMIN TEND . VJEN NJE KOHE QE DUHET THENE BASTA (MJAFT).
    BASHA PARA SE TE VENDOS PER TE ARDHMEN E TIJ POLITIKE TA PYES BYTHEN DY HERE . POR NESE ESHTE ME VIZION DHE QE TE VERTETOI SE ESHTE ME POPULLIN DHE PER POPULLI ATEHERE DUHET TA PYES BYTHEN 10 MILION HERE . I TAKON BASHES TA MARRE KETE PERGJEGJESI . NJE ÇAST ESHTE AI QE NDAN GUXIMTARIN NGA FRIKACAKU , VIZIONARIN NGA MIOPI . KY ÇAST TASHME ESHTE NE DOREN TENDE .

  12. Sulmi i pandershëm ndaj Bashës, ishte dhe është strategjia e Ramës për të qëndruar në pushtet.
    Që Bushati e gazetarë të tjerë me formim majtist që në djep, nga mbështetës të Ramës janë kthyer në kritikë të ashpër të tij, kjo është padyshim një meritëe PD si opozitë dhe e liderit të saj Basha.
    Për fat të keq ne shqiptarët e kemi shumë të dobët kujtesën për ngjarjet e kaluara.
    Përse haroni se pikërisht këta gazetarë që e patën bërë gogol Berishën, kur në krye të PD erdhi Basha, ju vërsulën atij duke e zhvlerësuar se ti nuk e ke performancën e Berishës.
    Haroni gjithashtu se media e gazetarë të majtë, gjatë këtyre 7 viteve, propogandonin sulmet e Patozit, Bregut e Topallit kundër Bashës e që dolën haptazi si paterica të pushtetit të Ramës..
    Haroni se ishte pikërisht ky “lul gjumashi” që luftoi për miratimin e ligjit të dekriminalizimit, të mbështetur edhe nga ambasada amerikane, që solli demaskimin e plotë të Ramës për përzgjedhjet e tij në Kuvend, ministri e bashki..
    Pikërisht mbi bazën e demaskimit të Ramës nga ligji i dekriminalizimit që realizoi Basha, mbështetësit e mëparshëm të Ramës, u bënë kritizerët e tij më të zellshëm, midis tyre edhe Bushati.
    Harohet apo injorohet fakti se deri para dy vitesh, si BE edhe SHBA e patën injoruar kanabizimin e gjithë Shqipërisë, e të prokupuar nga problemet politike të tyre, për hir të stabilitetit në Ballkan, kundërshtonin protestat e opozitës.
    Bushati thotë se Basha paskej bërë një ndryshim 180 gradë në politikën e tij, duke haruar faktin se ky ndryshim filloi me qëndrimin e Gjermanisë.
    Ishte znj. Merkel që fillimisht e trajtoi Ramën si një “lider ballkanik” e duke marë një informacion më të plotë për te , e ndryshoi mendimin.
    Ndryshimi 180 gradë i politikës europiane ndaj Shqipërisë, erdhi me 9 kushtet që i vuri Bundestagu gjerman qeverisë Rama, lidhur me fillimin e negociatave për integrimin.
    Nëse lexohen me vëmëndje e analizohen këto kushte, gjë që nuk e bën Bushati, do të shihet kjartësisht se ato jkushte përkojnë krejtësisht me kërkesat e opozitës shqiptare.
    Të gjitha kushtet janë të adresuara për qeverinë e Ramës e vetëm për reformën zgjedhore, Bundestagu gjerman , kërkon me këmbëngulje që mazhoranca ti lerë lojrat me “opozitën e sajuar parlamentare”, e të ulet e të bëjë marveshje me opozitën reale.
    Deri tani Rama ka bërë sikur ka respektuar vetëm këtë kusht e për të tjerat nuk ka bërë asnjë lëvizje, përkundrazi i ka thelluar edhe më shumë marrëzitë e tij anti kushtetuese e ligjore me KÇK, PPP e me ligjin antidemokratik kundër mediave..
    Nuk kemi dëgjuar as Bashën e asnjë nga krerët e opozitës që të heshtë për realizimin e kushteve të tjera të Bundestagut, por prej tyre vazhdimisht publikohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme pa Ramën.
    Përse opozita “pranoi” të ulet me Gjiknurin në marëveshjen për reformën zgjedhore ?
    Për mendimin tim ka bërë shumë mirë pasi duke pasur përballë një personazh të tillë të diskretituar të mazhorancës, e ka më të lehtë demaskimin e plotë të saj.
    Ndërkaq në mediat shqiptare abuzohet me lajmin se më së fundi BE në fund të pranverës, do të fillojë proçesin e hapjes së negociatave e kjo sipas tyre, do të forcojë pozitat e Ramës.
    Ndërkaq harohet se Bundestagu gjerman ka vënë si kushte që drejtlsia e “reformuar” të ketë dhënë rezultate për ndëshkimin e abuzimeve me votat e kundër bandave kriminale, ka vënë si kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese që të bëjë vlerësimin e veprimeve antidemokratike të kësaj qeverie, përfshirë edhe votimet moniste të 30 qershorit.
    Kjo pra ishte arsyeja e ndërprerjes së aksionit të protestave nga opozita, shto këtu edhe fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit, kur në kushtet e vdekjes së 51 personave, plagosjes së 900 të tjerëve dhe ngeljes në rrugë të dhjetra mijëra shqiptarëve në fillim të dimrit, do të ishte marrëti nëse opozita në këto kushte të organizonte protesta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu