• |
ide | kryesore

Turqia nuk ndalon futbollin, Obi Mikel proteston: zgjidh kontratën me Trabzonspor

Sport



Kur shëndeti e qetësia personale vijnë përpara parave: ky është rasti i duhur. John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea, ka zgjidhur kontratën që e lidhte me Trabzonspor deri në 2021, pasi tregoi gjithë pakënaqësitë e tij mbi faktin se në Turqi futbolli nuk po ndalonte pavarësisht emergjencës koronavirus. Nigeriani kishte shprehur me qartësi mendimin e tij në rrjetet sociale, duke pranuar se nuk donte të luante në këtë moment, e nuk kishte zbritur në fushë të dielën në rastin e sfidës titull kundër Istanbul Basaksehir. Në fund, erdhi edhe vendimi drastik: zgjidhja konsensuale e kontratës, 14 muaj para parashikimit.

“Në jetë ka shumë më tepër se futbolli – kishte shkruar Obi Mikel në Instagram pak ditë më parë – Nuk ndihem rehat e nuk dua të luaj në këtë situatë. Në këtë moment kritik, cdokush nga ne duhet të jetë në shtëpi me familjen e tij. Sezoni duhet të anullohet, me botën që po përballon një periudhë kaq të turbullt”. Një marrje pozicioni e qartë, që përfundoi me një zgjedhje edhe më të qartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *