• |
ide | kryesore

Zyrtare/ F1 tjetër pengesë, shtyhet edhe GP i Kanadasë: “Vendim i marrë për shëndetin e të gjithëve”

Sport



Botërori i Formula 1 2020 nuk do të nisë as në Kanada në fundjavën mes 12 e 14 qershorit: Cmimi i Madh i Montreal është shtyrë zyrtarisht për një datë të pacaktuar për shkak të emergjencës koronavirus. Chase Carey, presidenti i circusit, ka komentuar: “Vendimi është marrë për shëndetin e të gjithëve: do të kthehemi të garojmë në Kanada para fundit të vitit”. Tani sezoni duhet të nisë në Le Castellet në 28 qershor, por edhe GP i Francës është në rrezik të madh.

Ky është Cmimi i Madh i nëntë i sezonit që është anulluar ose shtyrë e i shtohet garave të Australisë, Bahrain, Kinës, Vietnamit, Montekarlos, Hollandës e Azerbaixhanit. “Kjo shtyrje nuk ishte një vendim i marrë lehtë – shkruhet në komuniktaën e FIA-s -. Në muajin e fundit kemi qenë në kontakt konstant me Formula 1 e me përfaqësuesit e qytetit të Montreal, të Tourism Montreal e të qeverive provinciale e federale. Kemi dëgjuar direktivat që vinin nga funksionarë të shëndetit publik e si rezultat direkt i pandemisë së Covid-19 po ndjekim drejtimin e udhëhequr nga ekspertët e autoritetetve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *