• |
ide | kryesore

Është më pak i paguari në Premier League: heq dorë nga 30% e pagës

Sport



Matthew Longstaff është futbollisti më pak i paguar absolutisht në Premier League me 850 stërlina (rreth 975 euro) në javë e një rrogë mujore e barabartë me 3900 euro. Por mesfushori 20 vjecar i Newcastle, nuk është impresionuar nga kjo gjë dhe ka vendosur të kontribuojë kundër emergjencës koronavirus, duke shkurtuar rrogën me 30%. Pjesa nga e cila lojtari hoqi dorë do të shkojë për vepra bamirësie në ndihmë të atyre që vuajnë për shkak të koronavirus, pjesë e inisiativës së Premier League “Players Together”.

Në rrjetet sociale, veprimi i djaloshit është vlerësuar shumë, sidomos nga tifozët e ‘Magpies’, për të cilët Longstaff është bërë një nga beniaminët e tyre, pas debutimit në skuadrën e parë përkrah të vëllait Sean, me një gol spektakolar, kundër Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *