• |
ide | kryesore

Ish-presidenti Mosley trondit Formula 1: “Sezoni 2020 duhet anulluar”

Sport



Një zgjidhje e ashpër: të anullohet sezoni 2020 i Formula 1 e të rifillojë direkt në 2021. Kjo është ajo që artikulon ish-presidenti i FIA-s, Max Mosley, në lidhje me momentin e vështirë që po përjeton bota, jo vetëm ajo e motorëve, përballë emergjencës Koronavirus. “Pritja rrezikon ti përkeqësojë gjërat pa asnjë siguri se më pas do të kemi një avantazh – ka thënë Mosley për Dpa -, nuk ka asnjë garanci se Formula 1 mund të rifillojë në korrik, madje duke gjithnjë e më pak e mundshme”.

“Duke anulluar sezonin – vazhdoi Mosley -, skuadrat e promotorët e garave do të kishin sigurinë e mund të planifikonin si të vepronin më pas: mund të shfrytëzonin një vit pauzë për të forcuar një bazë financiare shumë më solide për të ardhmen. Deri kur të mësojmë se cfarë do të ndodhë në nivel global me pandeminë, nuk është e mundur të bësh plane racionale për F1 e kalendarin e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *