• |
ide | kryesore

Kina nën akuzë/ Koronavirusi doli nga një laborator pranë Wuhan

Kryesore, Lajme



Kanë qenë të shumta teoritë mbi origjinën e koronavirusit që ka pushtuar botën. Fillimisht u pranua se burimi i covid-19 ishin bërë lakuriqët e natës të cilët e kishin kaluar te pangolinët, mishi i të cilëve shitej ilegalisht në tregun e Wuhan-it në Kinë.

Pekini zyrtar nuk e ka pranuar këtë teori duke propaganduar se virusi është sjellë në Kinë nga ushtria amerikane gjatë lojërave ushtarake të mbajtura një vit më parë në këtë vend. Presidenti amerikan Donald Trump ia mëshuar fort së fundmi fajësisë së Kinës për pandeminë madje anuloi fondet për OBSH-në sepse sipas tij po mbronte Kinën.

Në kulmin e kulmin e këtyre debateve në një sërë mediash perëndimore është shfaqur 2 ditët e fundit një raport i inteligjencës amerikane sipas të cilit ka dyshime të forta të besohet se koronavirusi është krijuar nga vetë Kina brenda laboratorit të virologjisë në Wuhan.

Televizioni amerikan, Fox News ka bërë publik një investigim ku thuhet se edhe “pacienti zero” ka punuar në këtë laborator dhe më vonë ai ka shpërndarë virusin vdekjeprurës tek një person tjetër në tregun me kafshë të egra të Wuhanit. Fox News raporton se “kjo është një mënyrë për të fshehur të vërtetën e trishtë, tragjedinë më të madhe të njerëzimit”. TV amerikan ngre akuza mbi Kinën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke thënë se në bashkëpunim ata kanë mbuluar realitetin që ka ndodhur në Wuhan.

Sipas të njëjtave burime, më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë që kishte lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, shfaqi simptoma të ngjashme me pneumoninë. 5 ditë më vonë, ai infektoi gruan e tij, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Rrjedhimisht televizioni shkruan se kjo është edhe prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu. Më 5 janar, OBSH deklaroi se nuk ka prova që virusi kalon nga njeriu te njeriu dhe se nuk kishte prova se janë infektuar bluzat e bardha, por sot rezulton krejt e kundërta.

Në një tjetër raportim, CNN citon drejtues të inteligjencës amerikane dhe sigurisë kombëtare se kanë hapur një hetim mbi origjinën e koronavirusit të ri dhe mes hipotezave ato po shqyrtojnë mundësinë, që ky virus më shumë se i lindur në një treg kafshësh, ka dalë nga një laborator të Wuhan dhe është përhapur nga atje, për shkak të një aksidenti. Rrjeti citon burime të ndryshme që janë të vetëdijshëm për dosjen, por besojnë se është e parakohshme të nxirren tani përfundime.

Edhe Washington Post raportoi lajmin se dy vite para shpërthimit të pandemisë, diplomatët e ambasadës amerikane në Pekin kishin vizituar disa herë institutin e virologjisë të Wuhan (WIV) dhe kishin shprehur shqetësimin e tyre për kushtet e sigurisë së laboratorit, që bënte studime të rrezikshme për lakuriqët e natës.

Autori i artikullit të Washington Post shkruan që një tjetër drejtues i administratës amerikane ka thënë se “të gjitha të dhënat që kemi japin elementet e duhur të provave të mundshme që pandemia është fryt i një aksidenti në laboratorin e Wuhan”.

Ai gjithashtu nënvizon që versioni i Pekinit, sipas të cilëve virusi ka ardhur nga një treg në Wuhan është i pabazuar dhe i dobët, duke cituar kërkimet e ekspertëve kinezë sipas të cilëve pacienti i parë i identifikuar me koronavirus në fillim të dhjetorit, nuk kishte asnjë lidhje me tregun ashtu si 1/3 e të gjithë të infektuarve të grupit të madh. Sipas tij, tregu nuk shiste lakuriqë nate.

Edhe gazeta gjermane “BILD” shkruan se “para dy vjetësh zhvilloheshin kërkime me viruse te familjes së Coronës në Kinë. Diplomatet amerikane apeluan për kujdes dhe për një rrezik të mundshëm që në atë kohë”.

Gazeta shkruan se që para 2 vjetësh diplomatë amerikane në Kinë ngritën alarmin duke theksuar se masat e sigurisë në laboratorin e Wuhanit janë të pamjaftueshme. Në atë kohe ata po studionin viruset e familjes Corona dhe kalimin e tij te njerëzit. Gjithashtu sipas gazetës, “edhe propaganda kineze dhe heshtja vrasëse e presidentit Xin Jing Ping ështe e dyshimte…”

Bild shton më tej se edhe pse këshilli për shëndetin në Kine raportonte me datë 14 janar për rrezik pandemie të shkallës së lartë në Wuhan, pikërisht atje në epiqendrën e virusit u organizua në atë kohë një feste me 10 mijë njerëz. Vetëm me datë 20 janar presidenti kinez, Xi Jing Ping, pranoi të deklaronte qe ishte konstatuar një shpërthim infeksioni që transferohej shumë lehtë nga njeriu te njeriu. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Sipas të njëjtave burime, më 6 dhjetor të vitit të shkuar, një burrë që kishte lidhje me tregun e kafshëve të egra në Wuhan, shfaqi simptoma të ngjashme me pneumoninë. 5 ditë më vonë, ai infektoi gruan e tij, e cila nuk kishte asnjë lidhje direkte me tregun. Rrjedhimisht televizioni shkruan se kjo është edhe prova se virusi kalonte nga njeriu te njeriu. Më 5 janar, OBSH deklaroi se nuk ka prova që virusi kalon nga njeriu te njeriu dhe se nuk kishte prova se janë infektuar bluzat e bardha, por sot rezulton krejt e kundërta.

    A nuk eshte kjo nje arsye e forte qe SHBA, atualisht vendi me i goditur te mos financoje me OBSH?

  2. Fajin e ka OBSH qe autorizon nulet e Kines te perdorin laboratore te sofistikuar. Kinezet qe mashtrojne ne cdo gje, mashtrojne ndoshta me shume se ne cdo gje sa i perket kerkimeve shkencore. Imagjinoni nje bote pas-amerikane qe do bazohej tek kerkimet shkencore pa asnje standart te kinezeve. Kjo krize na kujtoi qe duhet ta ruajme me cdo kusht rendin boteror me ne qender ameriken. Alternativa eshte katastrofa.
    Kam 2 muaj qe e them: Kina duhet te paguaje

  3. Hesapet do behen mbasi te mbaroje pandemia Neri. Vertet Kina e corientoi boten moderne dhe sidomos Ameriken per momentin dhe i krijoi nje shock ekonomik por sic po shihet ata po e rimarrin veten, keshtuqe Kina sdo ta kaloje lehte kete gje. Ajo qe duhet te bejne shtetet e zhvilluara eshte te largojne njehere e mire te gjitha investimet qe kane ne Kine se vetem keshtu do jene me te pavarura nga industria skarco kineze ku cdo mall qe vjen prej andej nuk zgjat shume.Atij shteti i duhet dhene nje mesim qe ta mbaje mend gjithe jeten

  4. O të humbur shqipëtarë,
    Seç qenkeni për të qarë!
    Për të qar’ e për të sharë,
    Për të shar’ e për të vrarë!

    Shtetarët nën dhé ju hodhnë,
    Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

    Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
    Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

    As bukë, as brekë s’ju lanë,
    Ju punoni, ata hanë!

    Nuk ju lan’ as pakë nderë
    Q’e kini pasur përherë.

    As nder, as turp, as gjak s’kini
    Unji kryet dhe po rrini.

    O shqipëtarë barkzbrazur,
    Fustançjerr’ e këmbëzbathur

    Zemërohuni një herë,
    As krenarë, por veç të dhjerë.per ju llapaqenolloge te gjithckaje e ka Konica

  5. USA, Europa, Canada , Austrlia te gjithje vendet duhet te heqin dore nga mallrat kineze dhe nga Kina. Nje shtet qe s njeh te drejtat themelore te njeriut dhe konventat nderkombetare duhet te kete te drejta te kufizuara ne tregtine boterore. Cfare ka bere me teper Irani i cili eshte i kushtezuar ne tregtine boterore. Te presesh maska nga Kina deri ketu ka arritur ekonomia Europiane.

  6. Faleminderit lapsi.al për botimin e këtij artikulli! A nuk kemi kohë që themi se ky virus është i modifikuar, ja ku po del dalngadalë, po ka edhe më. Ku do jenë ata që bertisnin “teori konspirative” tani??
    Prandaj ne fillim shihen të gjitha faktet një nga një pa paragjykim se nga vjen, pastaj arrin në përfundim.

  7. Kines do tja hajne kaken. A nuk thoshin amerikanet se sadami ka arme kimike assfi po koreja po. Pas disa vitesh kur te deklasifikojnr dokumentat “sekrete ” do ta tregojn qe e kane perhap vete. Tashti le te pjerdhin se lirohen

  8. E kuje ne dreke
    shqipot e shkrete degjojne prestitudat amerikane majtas e djathas (qe ne amerike jane mollaqet e te njejtes b.the) edhe flasin per te drejtat e njeriur te 1miliadre kinezeve edhe per mallarat skarco qe prodhon kina
    Miresevini ne boten e te vertetes o popull, pa kina ja ka qi po ja qi edhe do ja qije nenen amerikes tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *