• |
ide | kryesore

Sekretet e pazbuluara nga dasma e Kate dhe William

Paparazzi, Slider



Dasma e princit William dhe Kate Middleton shënoi një ngjarje të madhe për Mbretërinë e Bashkuar në prill të 2011-s. Ajo ishte dasma më e madhe mbretërore që pas ceremonisë së Lady Diana-s dhe princit Charles në vitin 1981. Nga një shikues i thjeshtë, ceremonia shkoi sipas planit, mirëpo drama kryesore kishte ndodhur pak kohë më parë.

Në një dokumentar të titulluar “Secrets of the Royal Dressmakers”, korrespondentja mbretërore Katie Nicholl tha se Kate Middleton shpërtheu në lot kur u zbulua se kush do të dizenjonte fustanin e saj. Një nga gjërat më intersante në dasmat mbretërore është padyshim fustani dhe normalisht mbahet surprizë se fundja ç’u pa pastaj.

Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të Kate për të mbajtur sekret fustanin, Sunday Times ia doli që të zbulonte se Sarah Burton e Alexander McQueen ishte e përzgjedhura e saj për të dizenjuar fustanin e shumëpritur. Sarah u zgjodh sepse njihet për “punën që respekton mjeshtëritë tradicionale në punimin e veshjeve”.

Dy muaj përpara dasmës, gazeta angleze bëri publik dizajneren, gjë që shkaktoi pak tension në ekipin e Kate dhe në Pallat. Megjithatë, për fat të mirë, modeli i fustanit nuk u zbulua.Fustani i Kate Middleton përmbante të endura në mëngë, si simbol të shteteve, lule si trëndafili (Angli), lule narcisi (Uellsi) murrizë (Skoci) dhe tërfil (Irlanda e Veriut).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *