• |
ide | kryesore

Serbia i dhuron Kosovës 1000 teste për koronavirus

Lajme, Të fundit

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.


Ai shtoi se Kosova do t’i sigurojë edhe 2,000 teste nga një marrëveshje e mëparshme.


Hoti tha se të premten do të dihet po ashtu se kush e fiton tenderin edhe për 10,000-13,000 teste të tjera.

Deri më tani në Kosovë  janë regjistruar 480 raste me Covid-19.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në territorin e Kosovës janë shënuar 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar, si pasojë e këtij virusi.

6 Comments

  1. Qe nga Serbia. Po qysh A. Kurti nga Serbia. Jo mor nuk e e bene kete. Cfare genjeshtre, do te thonin perkrahsit e Kurtit, por ja paska ndodhe me te vertete.Me i ferkuar syte, enderr apo jo. Albini nuk gabon. Mali iZi i refuzon ndihmat mga Serbia, Kosova (Kurti) i merre.

  2. Dikur A.Kurti e VV kundershtojshin hyerjen e kamioneve me biskota nga Serbia. Tani pranon barna. Ku jane aktivistet e VV, pse po heshtin. Kush guxon te dal kunder.

  3. Serbia ka synuar dhe synon me shume akulturimin e kosoves se sa copeza territori. Ata ecin me qitje te larget ndersa tirana zyrtare eshte fare jashte loje.

    1. Nuk eshte se me kerciti per qeverine e vendit, por nuk e kuptoj kete “jashte loje”…i bie qe ti jape kosoves 1001 teste Kosoves qe te jete ne loje..budallalliqe!

  4. Ndoshta mire beri Kurti.Sepse po ta refuzonte ndohen serbe,Serbia ne njeren ane do nginte ne kembe gjithe boten duke thene keta shqiptaret jo vetem refuzojne te miren qe i bejme, por po rrezikojne dhe serbet tane qe jetojne ne Kosove, dhe ne anen tjeter do shfrytezonte kete moment per te derguar mjeke per tu kujdesur per serbet ne veri te Kosoves.Kurti ndoshta e paska kuptuar lojen serbe,prandaj i lejoi.Ne fund te fundit pse te shpenzoje leke nga taksapaguesit kosovar per te blere teste per serbet ne veri/Le te perdori keto teste te tyre

  5. Po kush e ka pyet Kosoven ( qeverine e shkarkuar). Serbia vepron si te don, edhe tallet me shqiptaret e shkrete. Cfare lufte politike bejne, qeveri e rrezuar nuk mund te beje pune. Presidenti … Parlamenti i fjetur. Serbia u tregu shume humanitare para botes, a jane te vertete testet kush e di. Ku jane ekspertet e mjekesise, qe i dine te gjitha ( e tani nuk bejne za). Po ministri i shkarkuar a po thote te verteten. Ne fund kenga: Oj Kosove oj bukuroshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu