• |
ide | kryesore

Konfirmohet rikthimi i One Direction

Paparazzi, Slider



Të dielën pasdite, Liam Payne doli në Instagram Live me Dj suedez Alesso për të folur për projektet e reja, por fansat nuk u përmbajtën dot dhe bënë të vetmen pyetje që kishin në mendje: A do të rikthehet One Direction.

10-vjetori i grupit është pas pak muajsh dhe fansat kanë nisur të spekulojnë se Harry Styles, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Niall Horan kanë një surprizë në plan. Për të tepër, thuhet se pjesë e surprizës do të jetë edhe Zayn Malik.

Gjatë fundjavës, Liam, Harry, Louis dhe Niall dhe llogaria zyrtare e One Direction, rindoqën në Twitter Zayn. Marrëdhëniet mes tyre u ftohën pasi ky i fundit u largua nga grupi në vitin 2015. Gjithashtu, në Google, Zayn nuk etiketohet si ish-anëtar, por si vokalist.

Gjatë bisedës live, Liam tha se “thuajse të gjithë ndodhemi në Londër dhe jemi përpjekur të organizojmë një bisedë në FaceTime.”

L Ai shtoi: “Nuk them dot më shumë. Louis më bërtiti sepse zbulova një pjesë të planeve dje. Sot do më bërtasin të gjthë.” Një tjetër shenjë që nënkupton ribashkimin e grupit është rikthimi i albumeve të grupit të Apple Music. Gjithashtu, faqja zyrtare e One Direction është sërish aktive që prej 2016-s, kur grupi u tërhoq nga muzika.

Thashethemet nisën kur Liam tha se po flet me ish anëtarët për përvjetorin e grupit. “Kemi një dhjetëvjetor për të festuar dhe kemi folur gjerë e gjatë këto javë,” tha ai. “Po punojmë për disa gjëra dhe po përpiqemi të lumturojmë fansat.”

Në fillim të muajit, Harry Styles tha në SiriusXM se s’do të donte të ribashkohej me grupin për një performancë në Zoom. “S’ishte ky ribashkimi që kishim në mendje. Nuk jam i sigurt që është mënyra më e mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *