• |
ide | kryesore

Joey Fatone flet për ribashkimin e *NSYNC

Paparazzi



Joey Fatone është ende i emocionuar nga ribashkimi i  *NSYNC që u zhvillua në MTV VMA 2023 të martën e kaluar.

Fatone u shfaq në Con Florida si pjesë e një paneli diskutimi të muzikës pop — së bashku me Howie Dorough dhe AJ McLean të The Backstreet Boys, si dhe Rozanda “Chilli” Thomas dhe Tionne “T-Boz” Watkins të TLC.

Gjatë panelit, Fatone u pyet për shfaqjen e çmimeve, ku të pesë anëtarët origjinalë — Fatone, JC Chasez, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe Justin Timberlake — dolën në skenë dhe i paraqitën Taylor Swift çmimin për Videon Pop më të mirë. “Ishte kënaqësi për mua dhe djemtë të ktheheshim bashkë,” tha ai, për People. “Ishte surreale.”

Ribashkimi dhe paraqitja e Fatones në Con Florida  përkon me publikimin e ardhshëm të këngës së re të *NSYNC në më shumë se dy dekada, të titulluar “Better Place”. Kënga do të shfaqet në filmin e ardhshëm të animuar Trolls Band Together. “Ne jemi të emocionuar që do publikojmë një këngë pas 25 vitesh,” tha artisti gjatë panelit.”Dhe jo, nuk e di nëse do kemi një turne! Nëse fansat e duan kaq shumë, thojini kompanisë diskografike, Sony-t”,shtoi ai./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *