• |
ide | kryesore

VIDEO/ Akuzohet për përdhunim, 72-vjeçari shpërthen para mediave: Zhduku k*rvë e m*tit!

Lajme, Të fundit



Me këmishë dhe maskë në fytyrë, si masë mbrojtjeje ndaj koronavirusit, i moshuari i akuzuar për përdhunim nga një vajzë 17-vjeçare, e cila i shërbente në banesë është shfaqur sot i acaruar sapo ka dalë nga makina e policisë drejt gjykatës.

Me flokë tërësisht të bardhë, por të gjatë, ai u ndihmua nga policët të zbriste nga makina e policisë, por më pas ka shpërthyer me fyerje ndaj një prej gazetareve që ishin të pranishme për të ndjekur nga afër dërgimin e tij në sallën e gjyqit.

“Ik zhduku ti k*rvë e m*tit. Ik tutje”– ka shpërthyer në fyerje ai.

Ndërkohë që policët kanë tentuar ta qetësojnë: “Pusho! Shttt… hajde këtej”, dhe e fusin në godinën e gjykatës, e cila po sot vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”

Avokati mbrojtës, Gjergji Imeraj tha se i moshuari, Bajram Tusha vazhdon të jetë në gjendje të rënduar.

“I kam kërkuar edhe gjykatës që ta kalojë në komision mjeko ligjor se mosha dhe paraqitja tregonte gjendje të rënduar, sot ishte më I qetë por në polici ka qenë i pavetëdisjhëm, se familjarët thonë që vuan nga humbja e kujtesës për shkak të moshës dhe vështirësive të jetës” – tha ai. /Panorama

https://www.youtube.com/watch?time_continue=43&v=9xQA-bK7G7E&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *