• |
ide | kryesore

Juventus pikas pasardhësin e Zidane në Torino: franko-algjeriani kushton 50 milionë

Sport



Mesfushor, francez me origjinë algjeriane, vjen nga kampionati francez: njësoj si Zinedine Zidane, që algjeriane kishte origjinën. Juventus po lëviz për të konfiguruar mesfushën për sezonin e ardhshëm, si reparti ku parashikohet të bëhen edhe lëvizjet më të forta e sipas RMC Sport, ka hedhur sytë mbi 21vjecarin e Lyon Houssem Aouar. Pasi i tregoi vlerat në përballjen e parë të 1/8 të Champions League, mesfushori me origjinë algjeriane përfundoi në axhendën e Fabio Paratici. Aulas, numri 1 i Olympique Lione, e vlerëson talentin e tij rreth 50 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme në kohët e emergjencës së Covid 19 por që tek Juventus mund të vijnë përmes shitjes së Federico Bernardeschi, që në Torino të ardhmen e ka në fije të perit. Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, zgjidhja e rebusit mund të vijë vetëm në fund të sezonit: në rast se bardhezinjtë e nxjerrin në shitje, për të mund të hapen dyert e Atletico Madrid. Cholo Simeone e vlerëson shumë sulmuesin italian dhe në këtë mënyrë Juventus do të ketë thesarin për ta investuar mbi pasardhësin e Zidane në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *