• |
ide | kryesore

Juventus thërret Cristiano Ronaldon: portugezi kthehet në Torino

Sport



Cristiano Ronaldo do të kthehet në Torino këtë të martë. Ylli i padiskutueshëm i Juventus është në Madeira në javët e fundit të izolimit, pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në Itali. Tani, me rikthimin gradual të të gjithë aktiviteteve të parashikuara në Fazën 2, sulmuesi do të kthehet në Itali për të kryer autoizolimin prej 14 ditësh, sipas rregullores. Sportistët mund të rifillojnë stërvitjen individualisht në 4 maj, duke respektuar të gjithë rregullat e distancimit social.

Lajmin e ka dhënë e përditshmja portogeze Record e CR7 është një nga pak lojtarët e Serie A që është ende jashtë kufijve të Italisë. Juventus ka nisur të thërrasë lojtarët në bazë e në këtë drejtim do të shkojë edhe situata në lidhje me Gonzalo Higuain, aktualisht në Argjentinë edhe për të qendruar pranë të ëmës së sëmurë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *