• |
ide | kryesore

Pozitiv edhe pas tamponit të tretë, Sportiello më në fund mposht Koronavirus

Sport



Një lajm i mirë për Atalanta e për Marco Sportiellon, tepër i shqetësuar nga si po shkonte situata në lidhje me infektimin nga koronavirus. Portieri, që ishte infektuar nga virusi në 24 mars dhe rezultoi pozitiv edhe në tamponin e tretë, është shëruar më në fund nga Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bergamask me një komunikatë: “Atalanta B.C. informon se lojtari Marco Sportiello, i nënshtruar dy tamponeve radhazi në harkun e 48 orëve, ka rezultuar negativ me Covid-19”.

“Futbollisti, sipas protokollit shëndetësor për atletët profesionistë Covid+ – vazhdon komunikata e Atalantas – do të zhvillojë në ditët e ardhshme të gjithë kontrollet e nevojshme e më pas mund të rifillojë aktivitetin fizik individual. Sportiello ka qenë rasti i vetëm pozitiv me Koronavirus në skuadrën e Gasperini, që të martën ka rifilluar stërvitjen në Qendrën Sportive të Zingonia me seanca individuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *