• |
ide | kryesore

Reperi Tekashi 6ix9ine thyen rekord në Instagram

-Instant, Paparazzi, Slider



Tekashi 6ix9ine u bë i famshëm në 2017 kur publikoi këngën e parë “Gummo”. Por mbrëmë Tekashi 6ix9ine theu rekordin në Instagram Live për më së shumti shikues në histori duke lënë pas Drake dhe Tory Lanez. Reperi 24-vjeçar nga New Yorku vendosi të jetë drejtpërdrejt në Instagram për të folur për dënimin e tij me burg dhe për të shpjeguar sesi u lirua me kusht duke arritur shifër prej dy milionë shikuesish në kohë reale. Në dhjetor të vitit 2019, reperi u dënua me dy vjet burg pasi ai u deklarua fajtor për kryerje të veprave penale, ndërsa ishte në një bandë të New Yorkut të quajtur ‘Nine Trey Gangsta Bloods’. Sipas BBC News, veprat penale përfshinin mbajtjen e armës së zjarrit, sulm me armë të rrezikshme dhe komplot për vrasje. Ai fillimisht mohoi akuzat, por më pas vendosi të dëshmojë kundër anëtarëve të tjerë të bandës për të ulur dënimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *