• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, Meta: Veprimtari e strukturuar kriminale, rrezikohet nisja e negociatave me BE-në

Lajme, Të fundit



Kreu i Shtetit, Ilir Meta, reagoi sërish në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shembja e TK do rrezikojë nisjen e negociatave.

“Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta.

15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër!

Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!” shkruan Meta.



7 Comments

  1. Negociatat nuk rrezikohen nga prishja e nje theatri sepse na e ka ndertuar fashizmi medemek nje kryeveper futuriste por nga papergjegjshmeria iote dhe destabiliteti qe ti i krijon vendit me protesta idiote.

  2. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, tha Basha.Cecene mblidhuni nga kamza bathorja keneta laqi mamurrs mos harroni dhe mziun dhe sulmoni Pronat e kulakeve,njelloj si enveri juaj o debatikasit e salihut,shajeni tani meten o shpellkaret e salihut dhe lulzimes si bete para nje jave kur nuk late gje pa thene kunder tij,por ju cecene keshtu jeni e lepini njehere pastaj pershtyni,pastaj I riktheheni lepirjes fuqishem

  3. Po me plas shpirti!
    Shoh nje popull te gozhduar pas bukes se perditshme, te karantinuar nga frika,te neperkembur nga e drejta, te shfrytezuar ne palc per nje qope buke.
    Shoh nje popull te mpire nga kujtesa ,te demoralizuar nga demokracia e shitur !
    Shoh nje Shqiperi te bere cope ne pasurite e saj te grabitura .
    Shoh nje toke te perdhunuar ne virgjerine e saj natyrore.
    Shoh burime te dhunuara.Njerez qe perndicen kur thone te vertetat.Shoh fjalen e lire qe burgoset me gjoba e mbyllje,shoh njerez ne Insitucionet e te burgosurve e internuarve qe sapo thone te vertetat largohen.Gjithkund vetem njerez te c,moralzuar , te rame pertoke nga nytesia por te patinuar nga pamja ,pa rudha me nderhyrje trupi , fytyre sikur trupi i tyre te mos ishte ne dinjitetin e Zotit!
    Kudo ku merret nje rroge perfitim ka vetem njerez te pamoral,indiferente,qylgji,te pa ze .Vetem per te bere show jane te paret Kemi makina luksi ne njerez panjerezi, dyqane luksi per te nenshtruarat e te pispillosurat dhe lista pa fund per buken e perditshme.
    Shoh Kosoven martire te marre mendsh nga te njejtet qe skane as fe as atdhe.,por lekun kane padron .
    Me dhemb shpirti per Herojt e Teatrit Kombetar per sakrificen e tyre te jashtzakonshme , te gjate per te mbrojtur at pak dinjitet qe ka mbetur ne kete vend .Shoh nje polici e administrate sherbetore te nje njeriu qe s,i ka mbet gja tjeter prej njeriu,vec satrap i popullit te tij , qe s,ka kurgja te perbashket me popullin e tij.
    Ai ka tradhetuar cdo interes kombetar.
    Shoh te gjith perfaqesuesit e shteteve e te Europes qe heshtin e bejne sehir e kur populli don te ngrihet per te rrezuar kete sistem mafioz kriminal na thot jeni jashte rregullave demokratike.E per gjemen qe ben Edi Rama me banden e tij e ata qe rrine prapa tij ne fshehtesi, heshtin!
    Ku je ambasadore e Amerikes ku je me fjalet qe iu drejtove popullit shqiptar ku je Amerike,ku je Europe ? A nuk po shihni , a nuk po degjoni se c,behet ne Shqiperi .Ky bandit ben cfare te doje me shqiptaret e pasurite e Shqiperise sikur te ishin te nenes e ju heshtni e nuk nderhyni! A mos jeni armiqte e maskuar te Shqiperise e Kosoves?!
    S,kam kujt t,i drejtohem mbi kete dhe !
    Dhimbjen time te pamate po ta drejtoj ty o Hyj!
    Po me plas shpirti!
    Kerkoj DREJTESINE TENDE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *